Alexis Sanchez ‘braktis” Manchester United, kiliani nuk udhëton me skuadrën

Publikuar tek: sport, më 21:54 16-07-2018 Alexis Sanchez ‘braktis” Manchester United, kiliani nuk udhëton me skuadrën Alexis Sanchez

Alexis Sanchez nuk ka udhëtuar në Shtetet e Bashkuara me ekipin për fazën përgatitore.

Sipas mediave të huaja, 29 vjeçari nuk ka udhëtuar me ekipin për shkak të një çështjeje të vizave.

Lojtarët e United-it kanë shkuar në Shtetet e Bashkuara të dielën në mbrëmje, por Sanchez mungonte.

Disa nga lojtarët e parë të ekipit, përfshirë Romelu Lukaku, Paul Pogba, David De Gea dhe Nemanja Matic, nuk udhëtuan për shkak të pjesëmarrjes së tyre në Kupën e Botës në Rusi.

Por pasi Kili nuk u kualifikua për turneun, Sanchez pritej të ishte në Amerikë së bashku me skuadrën.

Megjithatë, Sanchez ka mbetur në Mançester pasi ai nuk ka qenë në gjendje të marrë vizën.

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ronaldo te Juventus: S'ka rëndësi mosha, do lë gjurmë në këtë ekip
Të gjithë në këmbë, kampionët zbarkojnë në shtëpi »
Article Logic
Execution time: 0.021317958831787
array(1) { ["section"]=> string(79) "alexis-sanchez-braktis-manchester-united-kiliani-nuk-udheton-me-skuadren-128129" }