Alexis Tsipras hedh sytë nga Rusia, shkon në Moskë për bisedime me Putinin

Publikuar tek: bota, më 10:01 08-04-2015 Alexis Tsipras hedh sytë nga Rusia, shkon në Moskë për bisedime me Putinin Putin dhe Tsipras

Kryeministri grek Alexis Tsipras ka shkuar në Moskë për të biseduar me presidentin rus Vladimir Putin, për krizën e borxheve që ka kapur Greqinë.

Vizita e Tsiprasit në Moskë është bërë në një kohë kur ai është në negociata me Bashkimin Evropian dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar, për aprovimin e një pakete fondesh ndihme nga ta.

Zyrtarë grekë kanë dhënë më parë sinjale se e kanë parë Rusinë si një alternatibë të mundshme burimi për ndihmë financiare. Por nga ana tjetër analistët botërorë të financave deklarojnë se për shkak të situatës së vetë Rusisë, ndihma ndaj Greqisë do jetë e kufizuar.

“Rusia  nuk është dhe nuk mund të bëhet një Bashkim Evropian në ndihmë të Greqisë, ajo mund të jetë vetëm një opsion shtesë’’, thotë Constantinos Filis nga Instituti i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, pyetur nga BBC-ja.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.15090799331665
array(1) { ["section"]=> string(78) "alexis-tsipras-hedh-syte-nga-rusia-shkon-ne-moske-per-bisedime-me-putinin-8105" }