Alfred Peza: Ben Blushi nuk po bën mirë as shkrimtarin dhe as politikanin

Publikuar tek: politike, më 22:07 11-02-2016 Alfred Peza: Ben Blushi nuk po bën mirë as shkrimtarin dhe as politikanin

Deputeti i PS-së, Alfred Peza ka deklaruar në emisionin “Opinion” në Tv Klan se “Blushi  është një personazh që do të bëjë edhe politikanin edhe shkrimtarin, dhe nuk e  bën mirë as njërën as tjetrën”. Më tej Peza ka shtuar se: “Ai do të jetë njëkohësisht edhe shkrimtari edhe politikani. Kadare ka thënë se shkrimtari është mbi politikën”.

Peza ka theksuar se Blushin e ka më mik se Ramën, por sipas tij, deputeti socialist po përpiqet të plotësojë ambiciet personale.

“E kam më mik se Ramën. Hëngra drekë me të, por kjo nuk më ndalon të them mendimet e mia hapur. Kur hyn në politikë i synon të gjitha postet politike. Ben Blushi e di shumë mirë që lider nuk emërohesh, por bëhesh. Dhe që të bëhesh lider i një partie si PS, duhet të bësh luftrat e tua. Ben Blushi po zhvillon një nga fazat për ambicien e tij personale”, tha Peza.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Skënder Gjinushi hyn në qeveri, PSD me dy zëvendësministra
Drafti i BKH, Tahiri: PD ra dakort, për kryetarin do firmoste edhe Kryeprokurori »
Article Logic
Execution time: 0.0041449069976807
array(1) { ["section"]=> string(78) "alfred-peza-ben-blushi-nuk-po-ben-mire-as-shkrimtarin-dhe-as-politikanin-32346" }