Alfred Peza dhe Musa Ulqini u bashkohen në diskutime Ben Blushit dhe Arta Dades

Publikuar tek: politike, më 17:15 11-02-2016 Alfred Peza dhe Musa Ulqini u bashkohen në diskutime Ben Blushit dhe Arta Dades

Zhvillimet brenda PS-së janë kthyer në temën kryesore të diskutimeve në media dhe shpesh herë kanë lënë në hije dhe çështje shumë të rëndësishme si Byroja e Hetimit apo reforma në drejtësi.

Ben Blushi po kërkon të garojë për kreun e PS në Kongresin e 19 marsit, por kjo pengohet nga kryetari aktual Edi Rama. Megjithatë, mbështetësit e Blushit sa vijnë e shtohen dhe pas daljes publike në krah të tij të deputeteve Arta Dade dhe Mimoza Hafizi, duket se rrethi është zgjeruar edhe më shumë.

Dy deputetët e tjerë të PS-së, Alfred Peza dhe Musa Ulqini janë fotografuar duke biseduar me Blushin, Daden dhe Hafizin në sallën e Kuvendit. Në një situatë tjetër, një diskutim mes kolegëve nuk do të bënte përshtypje të madhe, por në kuadër të zhvillimeve e fundit kjo foto nuk mund të anashkalohet pa fituar vëmendjen e duhur.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Byroja e Hetimit, Rama: Soli dhe Loli t’i tregojë publikut draftin e dakortësuar. Basha: Po luan bllofin
“Loja” e Zërit të Amerikës: Kush ka të drejtë, Rama apo Basha? (Video) »
Article Logic
Execution time: 0.021446943283081
array(1) { ["section"]=> string(85) "alfred-peza-dhe-musa-ulqini-u-bashkohen-ne-diskutime-ben-blushit-dhe-arta-dades-32326" }