Alfred Peza komenton debatin në PS: Kokëdhima do zbatojë vendimet e forumeve, nuk ka zgjidhje tjetër

Publikuar tek: politike, më 17:17 24-10-2015 Alfred Peza komenton debatin në PS: Kokëdhima do zbatojë vendimet e forumeve, nuk ka zgjidhje tjetër

Deputeti PS, Alfred Peza ka komentuar debatin e zhvilluar brenda kësaj partie në lidhje me kërkesën e bërë nga kolegu i tij, Koço Kokëdhima për shtyrjen e Kongresit.

Duke e konsideruar si të pakuptimtë zhurmën që është bërë për këtë çështje, Peza ka deklaruar në një intervistë për Gazetën Mapo se askush nuk duhet të kryqëzohet për mendimet apo propozimet që bënë.

Gjithsesi, deputeti socialist ka theksuar se vendimet brenda PS-së merren nga forumet dhe Kokëdhimës si dhe deputetëve të tjerë nuk u mbetet zgjidhje tjetër veçse t’i zbatojnë ato.

“Koço është një partiak atipik, për shkak të karrierës dhe kurbës që ka ndjekur për të qenë këtu ku është sot në politikën shqiptare. Ai veçse biznesmen, është edhe botues dhe si i tillë, dimensionin e lirisë e ka brenda vetes. Nuk e kuptoj zhurmën që bëhet pasi një deputet, brenda forumeve të partisë së tij, ngrihet dhe bën një propozim, qoftë edhe si ky për shtyrjen e kongresit të partisë. PS është një parti e lirë, e njerëzve të lirë dhe e mendimeve të lira. E ku është problemi këtu? Propozimi nuk gjykohet. Ai është  i pafajshëm. Ne nuk mund të kryqëzojmë njerëzit për mendimet që kanë apo për propozimet që bëjnë. Sepse vendimet në një parti politike, i marrin forumet. Të gjithëve ne, përfshirë edhe Koçon, nuk na mbetet gjë tjetër, veçse t’i zbatojmë ato”, ka thënë Peza.

Deputeti Kokëdhima mohoi mbrëmjen e djeshme pas takimit kryeministrit Edi Rama me koordinatorët e PS-së, se kishte propozuar shtyrjen e kongresit të kësaj partie.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « 4 shënimet Pandeli Majkos për Shqipërinë dhe Kosovën: Rrezikohemi nga kriza kombëtare
“Ambasadorja e Shqipërisë në SHBA ka lidhje me kriminelët e diasporës”, denoncimi i shkon Berishës me mesazh nga Detroiti »
Article Logic
Execution time: 0.06842303276062
array(1) { ["section"]=> string(104) "alfred-peza-komenton-debatin-ne-ps-kokedhima-do-zbatoje-vendimet-e-forumeve-nuk-ka-zgjidhje-tjeter-23887" }