Alibeaj: Drejtësia në duart e Edi Ramës, nxjerr dhe fut në burg këdo që dëshiron ai

Publikuar tek: politike, më 11:32 24-02-2016 Alibeaj: Drejtësia në duart e Edi Ramës, nxjerr dhe fut në burg këdo që dëshiron ai

Një një deklaratë për media nga selia e Partisë Demokratike, kreu i Departamentit të Rendit dhe Sigurisë, Enkelejd Alibeaj, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka kapur drejtësinë në vend i dhënë krimit pushtet dhe më pas e mbron nga drejtësia.

Deklarata e Alibeajt:

“Çdo ditë po shohim dëshmi tronditëse të drejtësisë nën urdhërat e Edi Ramës, të drejtësisë që ai dëshiron.

Pak ditë më parë, gjykata nxiorri nga burgu dhe la të lirë administratorin e Edi Ramës për Kaçinarin, Petrit Bardhi, i cili u kap me 420 kilogramë drogë.​ Ky është mekanizmi që ka vënë në punë Rama në aleancën e tij me krimin. Fillimisht i jep krimit pushtet, më pas e mbron edhe nga drejtësia.

E bëri këtë trafikant kryetar komune e më pas administrator, tani i jep dhe imunitet duke e lënë të lirë edhe pse shtëpinë e kishte mbushur me drogë dhe drogën e tregtonte në Greqi.

Gjykata e Edi Ramës lë të lirë trafikantin që kapet me gjysëm tonë drogë, sepse ky gërhet natën. Sepse Edi Rama e do të lirë trafikantin e tij, e do në shërbim, për delegatët e kongresit e për votat e zgjedhjeve që po afrojnë.

Me gjithë kërkesën e përsëritur për drejtësi të pavarur, megjithë mesazhin e sekretarit Kerri i cili vlerësoi dekriminalizimin dhe tha se është model që duhet ndjekur, Edi Rama çdo ditë shkon në drejtim të kundërt.

Për këdo që ka më të voglin iluzion, Rama e ka bërë të qartë zgjedhjen e e tij. Nuk është zgjedhja e tij ligji, drejtësia dhe pastrimi nga krimi.

Zgjedhja e tij janë Ndoka, Cubi, Bardhi, Bushi, Roshi e Armando Prenga.”

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “Nuk është “Grand Kafe por Grand Lagje”, ironia e Pandeli Majkos për protestën te Parku i Liqenit
“Kanë shkaktuar dëm 300 milionë lekë në 5 muaj, por shihni kë merr në mbrojtje Rama”, Noka akuza kryeministrit »
Article Logic
Execution time: 0.018381118774414
array(1) { ["section"]=> string(87) "alibeaj-drejtesia-ne-duart-e-edi-rames-nxjerr-dhe-fut-ne-burg-kedo-qe-deshiron-ai-33404" }