Alibeaj i tensionuar te Komisioni i Ligjeve: 5 viktima në 12 orë. Bandat kanë ngritur flamurin e zi

Publikuar tek: politike, më 09:59 12-10-2018 Alibeaj i tensionuar te Komisioni i Ligjeve: 5 viktima në 12 orë. Bandat kanë ngritur flamurin e zi

I tensionuar deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj i vetëm përfaqësues nga opozita në Mbledhjen e Këshillit të Legjislacionit shprehet se situata në vend është e rëndë. Këshilli i Legjislacionit po mban dëgjesë me shoqërinë civile lidhur me vettingun në politikë.

 

Ndërsa sipas Alibeajt kjo mbledhje është një farsë, pasi vetëm në 12 orët e fundit janë vrarë në vend 5 persona.

“Ajo çfarë po them unë sot nuk është retorikë politike. Shoqëria civile përcjell zërin e pastër të publikut shqiptar. Gjendja e rëndë e vendit sot e kapluar nga krimi ku bandat kanë vendosur flamurine zi të vdekjes në këtë vend. Përse ky fenomen që nuk ka ndodhur ndonjëherë të paktën të këtyre 30 viteve. Ne kemi fakte se ky fenomen ndodh për lidhjet e forta të krimit me politikën’, shprehet Alibeaj.  

Pas këtyre deklarateve Alibeaj u largua nga mbledhja.

UUAUAUAU.jpg

UAUAUAAAA.jpg

 

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Salianji NXJERR përgjimet e shokut të ALIZOTIT: Taulanti, shoku nga Librazhdi i kishte thënë hap gojën sa do (BISEDA)
Grida Duma në konferencë: Vendi në panik, 5 vrasje në 24 orë »
Article Logic
Execution time: 0.0051820278167725
array(1) { ["section"]=> string(104) "alibeaj-i-tensionuar-te-komisioni-i-ligjeve-5-viktima-ne-12-ore-bandat-kane-ngritur-flamurin-e-zi-137540" }