Alibeaj: Ligji është i pabarabartë, favorizon njërëzit e pushtetit

Publikuar tek: politike, më 12:06 20-04-2016 Alibeaj: Ligji është i pabarabartë, favorizon njërëzit e pushtetit

Kreut i Departamentit të Rendit dhe Sigurisë, Enkelejd Alibeaj gjatë një deklarate për shtyp u shpreh se ligji është i pabarabartë dhe favorizon njërëzit e pushtetit duke përmendur kështu rastin e vëllait të kryebashkiakut të Fushë-Arrësit i cili është person me precedent penale dhe i dënuar me 7 vite burg për trafik ndërkombëtar, është liruar vetëm pak orë pasi është arrestuar pasi ka ndërhyrë deputeti Pjerin Ndreu.

“Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë, që tregon pabarazinë para ligjit, që tregon se nëse je i afërt me pushtetin ke lehtësi, favore dhe del menjëherë nga komisariati. Dje rreth orës 19.00 në Fushë-Arrës, është ndaluar me forca operacionale, vëllai i kryetarit të Bashkisë, Albert Tuci, person me precedent penal, i dënuar për trafik ndërkombëtar droge me 7 vite burg. Policia e Fushë-Arrësit nuk ka pasur dijeni, është shmangur nga ky aksion, për shkak të njohjeve dhe lidhjeve që i dyshuari ka në këtë Bashki.

Pasi është mbajtur disa orë më pas në komisariatin e Pukës, Tuci ka fituar lirinë, me ndërhyrjen e deputetit Pjerin Ndreu. Dhe pas kësaj, një festë e madhe është zhvilluar në lokalin në qendër të Fushe-Arrësit, me dolli pa fund për deputetin Ndreu i cili i hoqi prangat të dyshuarit, vëllait të kryetarit të Bashkisë. Partia Demokratike e konsideron këtë ndërhyrje të paligjshme të deputetit Ndreu, si dëshmi e dy standardeve, e favorizimit të njerëzve në pushtet. Ligji nuk vepron ndaj mikut të deputetit, ndaj vëllait të kryetarit të Bashkisë. Ky ndalim i ligjit para njerëzve të lidhur me pushtetin dhe me deputetët e Edi Ramës, është në fakt oligarkia. Çdo qytetar pa njohje, pa lidhje, do të ishte mbajtur në burg e do të ishte dënuar, qoftë edhe për një tullë të vënë pa leje. Ndërsa njeriu i deputetit të Ramës, edhe pse i dyshuar për vepra të rënda, edhe pse i ndaluar me forca speciale, fiton menjëherë lirinë pas ndërhyrjes së oligarkëve. Partia Demokratike i kërkon prokurorisë të hetojë rastin, e të nxjerrë para përgjegjësisë deputetin e Edi Ramës dhe ata që urdhëruan lirimin e të dyshuarit, vëllait të kryetarit të Bashkisë së Fushe-Arrësit” ka thënë Alibeaj.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Noka letër Ramës: Të merren masa për monitorim në të gjithë territorin e vendit, mbjellja e drogës është shtrirë kudo
U akuzua se liroi vëllain e kryetarit të Bashkisë, Pjerin Ndreu: Ju dhëntë zoti shëndet se trutë ju paskan lënë »
Article Logic
Execution time: 0.029764890670776
array(1) { ["section"]=> string(70) "alibeaj-ligji-eshte-i-pabarabarte-favorizon-njerezit-e-pushtetit-38159" }