Alibeaj: Maxhoranca s’ka vullnet të përmbushë rekomandimet e Venecias

Publikuar tek: politike, më 15:36 05-01-2016 Alibeaj: Maxhoranca s’ka vullnet të përmbushë rekomandimet e Venecias

Enkelejd Alibeaj, kreu i Departamentit të Sigurisë në Partinë Demokratike, deklaroi sot se maxhoranca nuk ka vullnet për të përmbushur rekomandimet e Komisionit të Venecias për Reformën në Drejtësi.

Në muajin dhjetor, Komisioni i Venecias dha rekomandimet e veta në lidhje me projektpropozimin e ekspertëve shqiptarë për ndryshimet e Kushtetutës, sipas të cilave do të ecnin edhe politikanët e Partisë Demokratike.

Gjithpërfshirje kërkoi edhe kreu i LSI-së, Ilir Meta, në bashkëqeverisje me Edi Ramën, por sot Alibeaj ka deklaruar që maxhoranca nuk ka vullnet të përmbushë rekomandimet e Venecias.

“Maxhoranca nuk ka vullnet për të përmbushur rekomandimet. U diskutuan çështjet e Komisionit të Venecas. Miratimi nga shumica çimenton kapjen politike. Jemi të hapur të ofrojmë kontributin tonë në këtë komision. Të gjejmë kompromis politik, pasi ne kemi vendosur të ndjekim rekomandimet e Venecias’’, tha Alibeaj në një deklaratë nga selia e PD-së.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Si do ndryshojë formula për zgjedhjet e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, ekspertja Anastasi: E përfundojmë brenda janarit
PD, Zhupa: Tahiri duhet të ishte në burg si protektori i trafikut të drogës »
Article Logic
Execution time: 0.024821996688843
array(1) { ["section"]=> string(74) "alibeaj-maxhoranca-s-ka-vullnet-te-permbushe-rekomandimet-e-venecias-29213" }