Alibeaj pranon rezultatin në Fier dhe uron kryebashkiakun e ri

Publikuar tek: politike, më 22:57 22-06-2015 Alibeaj pranon rezultatin në Fier dhe uron kryebashkiakun e ri

Me anë të një gjesti disi të rallë për betejat politike në Shqipëri, kandidati i djathtë i Fierit, Enkelejd Alibeaj, është shprehur mirënjohët për të gjithë mbështetësit gjatë garës, ka pranuar rezultatin dhe i ka uruar suksese kryebashkiakut të ri Armando Subashi.

“Të dashur miq! Bashkëqytetarë fierakë!

Për gjatë dy muajve pata kënaqësinë te isha më pranë secilit prej jush, në çdo fshat dhe lagje të Fierit. Kjo fushatë më dha mundësinë të bisedonim dhe të ndanim së bashku realitetin në të cilin jeton çdo qytetar i Fierit. Ofrova për ju vizionin tim për Fierin, integritetin dhe përkushtimin tim dhe gjeta tek ju dëshirën dhe shpresën për ta ndryshuar këtë realitet.

Falenderoj secilin prej jush, demokrat e socialist, me apo pa parti, për qetësinë, maturinë dhe qytetarinë e treguar gjatë fushatës dhe ditën e votimit. Njëkohësisht respektoj dhe çmoj vullnetin e çdo qytetari të shprehur nëpërmjet votës. I uroj suksese kryebashkiakut të ri të Fierit me shpresën që Fieri të ndryshojë, që e sotmja dhe e nesërmja e çdo qytetari fierak, e çdo familjeje fierake të jetë më e mire”, shkruan Alibeaj në Facebook.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Për herë të parë në 25 vite një kryetar bashkie i majtë në Dibër, Shukri Xhelili i ASHE
Elvis Rroshi në avantazh, thellon diferencën me mbi 5 mijë vota »
Article Logic
Execution time: 0.019225835800171
array(1) { ["section"]=> string(68) "alibeaj-pranon-rezultatin-ne-fier-dhe-uron-kryebashkiakun-e-ri-14384" }