Alibeaj rrefuzon Bashën, largohet nga jeta aktive e PD

Publikuar tek: politike, më 08:22 01-03-2015 Alibeaj rrefuzon Bashën, largohet nga jeta aktive e PD

Ish ministri i Drejtësisë Enkelejd Alibeaj, ka vendosur të largohet nga jeta aktive e Partisë Demokratike. Sipas burimeve Brenda PD-së shkak për largimin ka qenë caktimi i tij nga kreu i PD Basha, për të drejtuar shtabin elektoral të Tepelenës dhe Mallakastrës, zonë për të cilën ai nuk ka qenë dakort.

Enkelejd Alibeaj ishte rivali kryesor i Arben Ristanit në zgjedhjet e brendshme të Partisë Demokratike për Sekretar të Përgjithshëm e më parë ai ishte zgjedhur si anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike dhe ishte caktuar koordinator për zgjedhjet në PD në qytetin e Vlorës, ku drejtues i shtabit për zgjedhjet vendore do të jetë numri dy i PD-së, Arben Ristani.

Vetë Alibeaj ka rrefuzuar të komentojë mbi këtë çështje. Pas ndryshimit të qarqeve nga kreu i PD, pakënaqësi ka shprehur edhe Arben Imami i cili është caktuar për drejtimin e fushatës në Shkodër.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Basha: Rama ka vetëm ofertën e dhunës, Prokuroria të mos rrijë duarkryq
Media/Marrëveshja për vendoret, LSI merr Lezhën, Kukësin, Beratin, Lushnjën, Bulqizën dhe Gjirokastrën, të tjerat PS »
Article Logic
Execution time: 0.040328025817871
array(1) { ["section"]=> string(58) "alibeaj-rrefuzon-bashen-largohet-nga-jeta-aktive-e-pd-4675" }