Alibeaj: Vetëm Rama e Tahiri janë të pashqetësuar nga vala e krimit

Publikuar tek: politike, më 14:48 17-03-2016 Alibeaj: Vetëm Rama e Tahiri janë të pashqetësuar nga vala e krimit

Kreu i Departamentit për Rendin, Enkelejd Alibeaj në një deklaratë për shtyp ka reaguar në lidhje me atentatet dhe shpërthimet me eksploziv të ndodhura ditët e fundit në Tiranë sipas tij janë pasojë e partneritetit që ekziston mes Edi Ramës e Saimir Tahirit me krimin.

"Një seri atentatesh dhe shpërthimesh me eksploziv kanë tronditur Tiranën, duke mbjellë terror e frikë e duke shtuar pasigurinë publike. Ky përkeqësim i rendit dhe i ligjit e ka kthyer kryeqytetin dhe vendin në ditën më të keqe të sundimit të bandave dhe kriminelëve.

Vetëm kjo e shpjegon lehtesinë me të cilën krimi hedh në erë me tritol dhe ekzekuton, në zemër të Tiranës, në një serial që përsëritet çdo ditë.

Vetëm në 12 orët e fundit: një shpërthim tritoli te Rruga 5 Maji ndaj një biznesi, nje atentat tek Komuna e Parisit ndaj një biznesmeni, një vrasje në zonën e ish bllokut. Ndërkohë që të dielën pati shpërthim me eksploziv te rruga e Kavajës dhe pranë stadiumit Qemal Stafa.

Valë e pahasur më parë e krimit, e rënies së rendit dhe sigurisë publike.

Qytetarët në Tiranë e mbarë vendin janë të shqetësuar. Vetëm Edi Rama jo, i cili ka prioritet luftën brenda partisë dhe tenderat e koncesionet për miqtë. I pashqetësuar nga kjo valë krimi është dhe Saimir Tahiri, i cili ka prioritet miqësinë e përfitimet prej krimit, dhe jo qytetarët e rendin publik."

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Nis rikonstruktimi i 11 këndeve të lojërave, Veliaj: Për Bashkinë e Tiranës fëmijët janë të parët
Meta me delegacionin e Komitetit Hebraik Amerikan: Drejtësia do rrisë besimin e investitorëve »
Article Logic
Execution time: 0.018796920776367
array(1) { ["section"]=> string(72) "alibeaj-vetem-rama-e-tahiri-jane-te-pashqetesuar-nga-vala-e-krimit-35343" }