Alimadhi nervozohet dhe shpërthen kundër Bashës: Sjellje e një të papjekuri, e një çilimiu!

Publikuar tek: politike, më 07:24 31-03-2016 Alimadhi nervozohet dhe shpërthen kundër Bashës: Sjellje e një të papjekuri, e një çilimiu!

Nervozohet me Lulzim Bashën,  kreu i Partisë së Ballit Kombëtar, Adriatik Alimadhi. Ai shpërthen duke shkruar se Basha ka një sjellje çilimiu dhe duhet ta mësojë mirë çdo të thotë ''ballist''.

Ka qenë reagimi i kreut të PD-së, Basha në emisionin ‘’Tonight’’ të Ilva Tares, që ka provokuar këtë reagim të Alimadhit.

Komenti i Plotë:

“Gjatë intervistës së kryetarit të partisë demokratike, z. Lulzim Basha në emisionin “Tonight Ilva Tare” në televizionin Ora Neës, është shkëputur një sekuencë ku përdoret fjala “Ballist”.

Kam për 48 orë rresht që e dëgjoj dhe ridëgjoj këtë fjalë. Është për të ardhur shumë keq se z. Basha keqpërdor fjalën Ballist, e cila është fjalë amaneti e identitetit të plotë kombëtar! Kjo fjalë simbolizon me qindra e mijëra dëshmorë të kombit në trojet etnike shqiptare. Kjo fjalë e burrave të kombit, e atdhetarëve dhe patriotëve e një plejade profesorësh dhe intelektualësh të nacionalizmit të kulluar shqiptar, të burrave të mençur të këtij kombi nuk mund t’i jepet një sens pexhorativ sot!

Gjendemi sot në 25 vite të shkuara të menduara si demokraci e aq më keq nga ai që pretendon të jetë lideri i opozitës së djathtë! Çdo të thonë nëna, motra, bijtë e tyre për fjalën e keqpërdorur në këtë rast!?

Në këtë moment mendoj dhe dua t’ju bëj me dije kulturën dhe mendësinë e tij komuniste përderisa përdor fjalë të mëdha me sens pexhorativ. Nuk paska lexuar asgjë nga historia! Sjellje e një të papjekuri, e një cilimiu! Si kryetari i Partisë Balli Kombëtar i kërkoj zyrtarisht z. Basha dhe partisë demokratike të prononcohen se cili është qëndrimi i tyre zyrtar dhe politik me keqpërdorimin e fjalës “Ballist”?’’

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama pranon komunikimin me Fatos Nanon: Më ka çuar sms
Ilir Meta gabon? Ja fotoja që u përfol në media »
Article Logic
Execution time: 0.029168128967285
array(1) { ["section"]=> string(94) "alimadhi-nervozohet-dhe-shperthen-kunder-bashes-sjellje-e-nje-te-papjekuri-e-nje-cilimiu-36469" }