Alkool dhe pije energjike, adoleshentja pëson tre infrakte në zemër

Publikuar tek: bota, më 22:56 04-03-2015 Alkool dhe pije energjike, adoleshentja pëson tre infrakte në zemër

Një adoleshente nga Britania e Madhe, u ndodh shumë pranë vdekjes pasi konsumoi 10 “Jagerbomb”, një përzierje e pijes alkoolike Jägermeister me pije energjike.

19 vjeçarja shkoi në shtëpinë e saj ku e zuri gjumi, por në mëngjes pasi i doli pija, rrahjet e zemrës i ishin ritur shumë. Ajo u dërgua në spital ku përfundoi në gjendje kome e pas analizave mjekët thanë se kishte pësuar 3 infrakte në zemër.

"Unë mendoj se është nuk është gjë e mirë që njerëzit i shesin këto pije. Njerëzit nuk kanë asnjë ide se sa kafeinë ka në to dhe se sa e rrezikshme mund të jetë”, tha Jayde Dinsdale, e cila ka filluar një fushatë kundër pijeve energjike që pas eksperiencës të saj.

“Unë shpresoj që njerëzit të mendohen dy herë para se ti konsumojnë pijet energjike sepse ato mund të jenë vdekjeprurëse”, tha 19 vjeçarja.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.030603885650635
array(1) { ["section"]=> string(71) "alkool-dhe-pije-energjike-adoleshentja-peson-tre-infrakte-ne-zemer-4984" }