‘Alma mos u mërzit”, REAGON Rama pas largimit të Avokates së Shtetit: Kazanët po ziejnë (E PLOTË)

Publikuar tek: politike, më 12:12 31-10-2018 ‘Alma mos u mërzit”, REAGON Rama pas largimit të Avokates së Shtetit: Kazanët po ziejnë (E PLOTË)

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas vendimit për të larguar Avokaten e Shtetit Alma Hicka nga detyra dhe zëvendësimin e saj me Artur Metanin.

Me anë në të një postimi në rrjetet sociale Rama thotë se Hicka nuk u shkarkua siç u raportua në media , por u larhua me dëshirën e saj. Ndërsa i kërkon miqësisht Hickës që të mos mërzitet.

“Kazanët po ziejnë një broçkull për "shkarkimin" e Alma Hickës. Në fakt Alma u largua me dëshirën e saj, për arsye krejt personale e për gjithë keqardhjen time që e konsideroj një Avokate të shkëlqyer të Shtetit. Me neveri për kazanët i them Almës mos u mërzit e paç vetëm sukses”, shkruan Rama.

Hicka u emërua në krye të Avokaturës së Shtetit me 5 nëntor të 2013.

Pasardhësi i saj në këtë detyrë, Artur Metani, është me profesion jurist. Metani ka shërbyer si këshilltar i kryeministrit Edi Rama për sigurinë.

RAMMMM.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.19479489326477
array(1) { ["section"]=> string(98) "alma-mos-u-merzit-reagon-rama-pas-largimit-te-avokates-se-shtetit-kazanet-po-ziejne-e-plote-139719" }