Almeda Abazi, për 3 muaj me radhë prezantoi spektaklin ‘Dancing with the stars’, duke qëndruar në Shqipëri gjithë këtë periudhë.
Në natën finale të spektaklit në Shqipëri erdhi dhe bashkëshëshorti i saj aktori i njohur turk Tolgahani Sayisman.
Tolgahan u prit mjaft mirë nga publiku shqiptar dhe performanca e kërcimit që çifti bëri gjatë spektaklit u vlerësua me duartrokitje të mëdha. Mirëpo edhe pse publiku e priti mjaft mirë, para se të largohet sërish për në Turqi, Almeda është shprehur e pakënaqur ndaj produksionit të ‘Dancing With the Stars’.
Nëpërmjet një statusi në Instastory, ajo tregoi se ata nuk i kishin mbuluar shpenzimet ekstra gjatë qëndrimit të saj në hotel.
Ndërsa postimi i saj mori shumë komente, lidhur me të ka reaguar edhe blogeri Olti Curri.
“Po mirë o goc ka shumë ujë kishe pirë?! Po s’ke faj janë tre muaj. Plus ndonjë çaj ose paracetamol”, shkruan Olti ndër të tjera.
Reagimi i plotë më poshtë:
Postimi i Almedës: