Altin Basha e zbulon për herë të parë: Pse iku Ermal Mamaqi nga Portokallia

Publikuar tek: aktualitet, më 12:11 08-11-2017 Altin Basha e zbulon për herë të parë: Pse iku Ermal Mamaqi nga Portokallia

Regjisori i spektaklit të humorit “Portokalli” ka zbuluar për herë të parë arsyen se pse Ermal Mamaqi është larguar nga spektakli.

Këtë ai e ka zbuluar në UET ku ka qenë i ftuar. Sipas Bashës, Ermali iku nga Portokallia për t’u  marrë me biznesin e nuseve.

“Ermali u largua nga Portokallia për fustanet e nuseve, i pëlqeu më mirë biznesi, nuk pati asnjë problem.E ka maksimizuar veten në atë emision, emisionin e ka mirë, e ka interesant. Në Portokalli i është dukur sikur është në mes të buqetës, ndoshta më i eklipsuar. Por nuk ka probleme në këtë pikë, se ka shumë diskutime që unë kam përzënë shumë njerëz nga Portokallia, në fakt ikin njerëzit që nuk mbajnë presionin, kjo është gjithë ideja, dhe kur ulet performanca. Unë s’jam një person i interesuar që të heq aktorët e mirë nga emisioni se nuk kam asnjë interes. Unë kam interes t’i kem aty”, është shprehur regjisori Basha.

Article Logic
Execution time: 0.0028550624847412
array(1) { ["section"]=> string(80) "altin-basha-e-zbulon-per-here-te-pare-pse-iku-ermal-mamaqi-nga-portokallia-98802" }