Altin Basha shpërthen ndaj Ramës dhe Kumbaros: Dështim total

Publikuar tek: kulture-art, më 19:13 16-01-2018 Altin Basha shpërthen ndaj Ramës dhe Kumbaros: Dështim total

Regjisori Altin Basha, i ftuar në emisionin “Arkapia” të gazetares Elsa Demo, rrëfeu për krijimtarinë e tij artistike dhe artin në Shqipëri. 

Regjisori ka shprehur hapur pakënaqësitë ndaj gjendjes aktuale të artit, dhe se nga qeveria janë plotësisht jashtë vëmendjes.

Më shumë nga fjala e regjisorit Altin Basha:

““Është i pafalshëm dështimi i plotë i kalendarit kulturor në Kosovë. I pafalshëm mungesa e komunikimit me produktin kulturor në Maqedoni. Është e gjitha pluhur mediatik. Nuk ekziston një marrëdhënie kulturore me Kosovën. E gjitha e dështuar, jo produktive.

Nuk dua të dal në tezat që kryeministri nuk është i informuar për gjërat, nuk i di realetet. Çështja është se arti dhe kultura janë jashtë vëmendjes së tij dhe ky është një zhgënjim shumë i madh, jo vetëm për rëndësinë që ka arti e kultura por edhe për faktin që kryeministri është artist.

Qendra e artit që zonja Kumbaro e mbylli është ideuar në kohën e Ramës ministër, dhe për fat të keq, Rama ministër me Ramën e sotme kanë shumë ndryshim. Në atë kohë ishte shumë më tepër artist e më pak politikan, sot është më shumë politikan e më pak artist në kuptimin e sjelljes ndaj politikave teatrore".

Teatri kombëtar nuk është në kushtet e konkurencës. Teatri kombëtar i merr të gjithë në skenën e tij. Ky është një gabim edhe më i rëndë. Ky është elefanti. Elementët e parë krijues i absorbon dhe i vë emrin Teatri Kombëtar

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Elona Agolli, vajza e Dritëroit publikon perlën: Para largimit...
Diaspora shqiptare në SHBA, Auron Tare tregon kush është nivicioti që hapi shkollën e parë shqipe në Nju Jork »
Article Logic
Execution time: 0.017356872558594
array(1) { ["section"]=> string(66) "altin-basha-shperthen-ndaj-rames-dhe-kumbaros-deshtim-total-106803" }