Altin Goxhaj do grisë kallëzimet për Ramën, Kokëdhimën dhe Veliajn

Publikuar tek: fcb-bomb, më 10:54 27-03-2015 Altin Goxhaj do grisë kallëzimet për Ramën, Kokëdhimën dhe Veliajn Statusi i Altin Goxhajt në ''Facebook''

Altin Goxhaj, i njohur për kritikat e tij të shpeshta ndaj qeverisjes së Edi Ramës, ka menduar që sot në shenjë proteste për arrestimin e Doshit dhe Frrokut të grisë draft-kallëzimet për Edi Ramën, Koço Kokëdhimën, Erion Veliajn, Sotiraq Filon, Vangjush Dakon dhe Erion Veshon.

“Sot në 12:30 jam para Prokurorisë së Pergjithshme për të grisur draf-kallzimët penale ndaj 6 pushtetarëve që të mos arrestohem dhe as të mos më kontrollojnë banesën me akuzën "kallzime të rreme"! Tashmë që as srejtesia s'është më opsion! revolucioni paqesor po!”, shkruan Goxhaj në ‘’Facebook’’.

Sipas tij, draft-kallëzimet janë për Ramën, Kokëdhimën, Veliajn dhe kryetarët e bashkive të Korçës, Durrësit e Pogradecit.  “Do të gris 6 draft-kallzime penale që kam kohë që i përgatis ndaj Edi Ramës (ndërtim pa leje), Koço Kokëdhimës (ndërhyrje në tendera), kryetarit të Bashkisë Korçë Sotiraq Filos (abuzim me fondet në projektin e qendrës së qytetit), Erion Veliajt (abuzim me tenderat), kryetarit të Bashkisë Durrës Vangjush Dakos (ndërtim pa leje) dhe drejtorit të Ujesjellës-Kanalizimeve te Pogradecit Erion Vesho (krim mjedisor)! Nëse një deputet arrestohet pa asnje provë nga Prokuroria dhe i kontrollohet banesa me akuzën absurde "kallëzim i rremë" (s’është arrestuar askush më parë për këtë akuzë) kush më garanton mua se s’do më arrestojnë edhe mua sapo të dorëzoj secilin nga kallzimet???”, përfundon Goxhaj.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0067858695983887
array(1) { ["section"]=> string(70) "altin-goxhaj-do-grise-kallezimet-per-ramen-kokedhimen-dhe-veliajn-7065" }