Altin Raklli jep dorëheqjen, u përfshi në skandalin e mesazheve flirtuese me femrat e Kombëtares

Publikuar tek: sport, më 13:09 22-04-2016 Altin Raklli jep dorëheqjen, u përfshi në skandalin e mesazheve flirtuese me femrat e Kombëtares

Trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit, Altin Rraklli, ka dhënë dorëheqjen. Prej sot, ai nuk do të jetë më drejtuesi i pankinës kuqezi, të përfaqësueses shqiptare. Në një prononcim zyrtar, për zyrën e shtypit në Federatën Shqiptare të Futbollit, drejtuesi i ekipit kombëtar “A” të femrave ka sqaruar edhe arsyet e dorëheqjes së tij.

Ai deklaron për faqen zyrtare të FSHF: “Largohem për arsye familjare dhe për t’ju përkushtuar krejtësisht punëve dhe bizneseve të mia private. Gjatë këtij rrugëtimi 5-6 vjeçar, për të ndërtuar futbollin e femrave në Shqipëri, kam provuar çaste dhe emocione të cilat nuk knë njohur kufij. Kam jetuar çdo ditë me një sfidë të re, e cila për herë të parë zhvillohej në këtë vend. Kam patur mbështetjen e të gjitha strukturave të FSHF, të stafit dhe medias, të cilët gjej rastin që ti falenderoj”-deklaron thotë Altin Rraklli, në tekstin e tij të dorëheqjes.

Sulmuesi bomber i Shqipërisë, i pari shqiptar që luajti në Bundesligë, prej fillimit të viteve 2010, ka qenë një prej organizatorëve të ngritjes së futbollit të femrave dhe konsolidimit të kësaj strukture, deri tek skuadra kombëtare.

Nga ana e saj Federata Shqiptare e Futbollit, pasi vlerëson dhe falenderon Altin Rrakllin për kontributin e tij, deklaron zyrtarisht se: ”FSHF, vlerëson kontributin e deritanishëm të dhënë për futbollin shqiptar, nga nje futbollist i njohur si Altin Rraklli. Ajo, ka mbështetur dhe vlerëson punën e deritanishme të tij, për ndërtimin e skuadrës kombëtare A të femrave dhe në përgjithësi për zhvillimin e futbollit për femrave. Duke e konsideruar si vlerë, gjithçka që Altin Rraklli ka dhënë për futbollin shqiptar, FSHF i uron atij gjithçka të mirë në karrierën dhe jetën e tij private”, përfundon qëndrimin ne sajtin zyrtar, nëpërmjet Zyrës për Shtyp, Federata Shqiptare e Futbollit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Majlinda Kelmendi medalje të artë në Kampionatin Europian, në Rusi valvitet flamuri kosovar
Publikohet agjenda e plotë e Kombëtares në “Euro 2016”, FSHF njofton lëvizjet dhe përgatitjet që do bëjë ekipi »
Article Logic
Execution time: 0.004403829574585
array(1) { ["section"]=> string(101) "altin-raklli-jep-doreheqjen-u-perfshi-ne-skandalin-e-mesazheve-flirtuese-me-femrat-e-kombetares-38365" }