Altini i Mrizit të Zanave mes YJEVE të KUZHINËS BOTËRORE, 2 recetat që po bëjnë ‘namin’ në Itali

Publikuar tek: kulture-art, më 10:13 22-12-2018 Altini i Mrizit të Zanave mes YJEVE të KUZHINËS BOTËRORE, 2 recetat që po bëjnë ‘namin’ në Itali Altin Prenga

Altin Prenga ose Altini i “Mrizit të Zanave” siç e njeh gjithkush, na bën sërish krenarë.

 

48412496_386393195441707_2754996983788732416_n.jpg

Në Itali sapo është publikuar ky libër me 227 receta gatimi, dhe 78 masterchefa me yjet e kuzhinës botërore. Mes tyre, është edhe Altin Prenga me dy recetat e tij shumë të zgjuara, duhet thënë.

Kjo, sepse Altini nuk ka shkruar thjesht dy pjata kuzhine por është munduar të tejçojë kudo vlerat u ushqimit dhe traditën që nga Arbëreshët.

Receta e parë është një pjatë me dromesat (pjatë e lashtë Arbëreshe) por që gatuhet dhe në Shqipëri me Mishavinë, dhathë i Lepushës së Kelmendit.

Receta e dytë është sorbeto me shegë të egër. Shega e egër është thesar që nuk shfrytëzohet por e gjen masivisht në Lezhë dhe Shkodër.

S’na mbetet gjë tjetër veçse t’i urojmë sa më shumë suksese Altinit e të jemi falenderues për faktin që ngre gjithnjë e më lart, traditën e gatimit shqiptar.

49023110_272101246813197_3760971538187157504_n.jpg

 

 

48396833_226257128298981_8316084032643268608_n.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kush është vajza shqiptare lindur në Kanada e cila i ktheu dinjitetin Festivalit të Këngës, gazetari: S’qe nevoja të zhvishej
»
Article Logic
Execution time: 0.023146867752075
array(1) { ["section"]=> string(100) "altini-i-mrizit-te-zanave-mes-yjeve-te-kuzhines-boterore-2-recetat-qe-po-bejne-namin-ne-itali-146091" }