Alushi denoncon procesin e zgjedhjeve brenda PS-Vlorë: Kandidaturat jo nëpërmjet telefonit

Publikuar tek: politike, më 18:31 23-09-2015 Alushi denoncon procesin e zgjedhjeve brenda PS-Vlorë: Kandidaturat jo nëpërmjet telefonit

Kanidatja për kreun e PS-së në Vlorë, Evis Alushi ka dal kundër mënyrës për propozimet e kandidatëve në këtë garë nëpërmjet telefonit. Sipas Alushit, ky proces është manipulueshëm dhe nuk i shërben Partisë Socialiste.

Ish-kryetarja e Këshillit Bashkiak Vlorë, ka thënë se anëtarët e PS kërkojnë një proces zgjedhor të ndershëm dhe transparent.

“Jam duke vazhduar takimet me anëtarë, të rinj dhe të vjetër të PS. Unë e kam bërë publike kandidaturën time për kryetare të PS, Vlorë, duke qenë e bindur dhe sigurtë se i plotësojë të gjitha kriteret, në rrafshin politik e integritetit moral e qytetar. Një ndër mënyrat e procesit të zgjedhjeve është edhe tërheqja e propozimeve të kandidaturave nëpërmjet telefonit. Druaj se një formë e tillë, nuk i shërben procesit dhe është tërësisht i manipulueshëm, kur ndodh që njerëzit që telefonohen, porositen më parë për emrat që duhet të japin.  Kryetari i PS Vlorë, nuk mund të zgjidhet nëpërmjet telefonit. Anëtarë të PS, të vjetër dhe të rinj, kërkojnë një proces zgjedhor të ndershëm, transparent, kërkojnë të votojnë dhe të shohin votën e tyre. Unë kam besimin tek një proces i tillë, i cili do të rikthejë besimin e do të bashkojë socialistët e Vlorës”, shprehet Alushi. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Batuta-sulm në Kuvend, Paloka –Ramës: Unë ha përshesh, ti ha atë që e dinë të gjithë...
Ish-truproja i Berishës, inspektor i mishit në Bashkinë e Tiranës »
Article Logic
Execution time: 0.024720907211304
array(1) { ["section"]=> string(95) "alushi-denoncon-procesin-e-zgjedhjeve-brenda-ps-vlore-kandidaturat-jo-nepermjet-telefonit-21496" }