Amal Clooney ironizon shefin e kuzhinës për dhuratën: Mendon se unë gatuaj?

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 14:46 26-03-2015 Amal Clooney ironizon shefin e kuzhinës për dhuratën: Mendon se unë gatuaj?

Amal Clooney, bashkëshortja e yllit kinematografik George Clooney mund të bëhet shumë shpejt ikonë për femrat që nuk e pëlqejnë kuzhinën.

Shefi i restorantit të preferuar të bashkëshortit të saj në Itali, Sal Scognamillo i ka dhuruar një libër gatimi, por Amal i është kthyer kortezisë së tij me pyetjen, “Mendon se unë gatuaj? Jo, jo nuk gatuaj. Mendon se do të mësoj të gatuaj?", shprehet avokatja e suksesshme e Britanisë.

Sal është ndjerë në pozitë të vështirë, por Amal e ka rikuperuar menjëherë pakujdesinë e saj duke e pyetur mbi menunë. E pranishme gjatë darkës ka qenë edhe mamaja e George, Nina, por Amal nuk ka bërë asnjë përpjekje që të përcjellë imazhin e bashkëshortes së kujdesshme në shtëpi.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.027495145797729
array(1) { ["section"]=> string(78) "amal-clooney-ironizon-shefin-e-kuzhines-per-dhuraten-mendon-se-une-gatuaj-6994" }