Ambasada Amerikane "presion" Sandër Lleshit: Presim REZULTATE në luftën kundër krimit

Publikuar tek: politike, më 12:04 08-11-2018 Ambasada Amerikane

Ambasada amerikane ka reaguar për herë të parë pas marrjes së detyrës së Sandër Lleshit në krye të Ministrisë së Brendshme.

Në reagimin e saj, ambasada e SHBA kërkon nga zv/ministri i Brendshëm Lleshi që të vazhdojë puna për rezultate domethënëse në luftën kundër krimit.

Ambasada thotë gjithashtu se një Ministri e Brendshme funksionale është element thelbësor për të vazhduar goditjen kundër krimit të organizuar.

Reagimi i ambasadës amerikane:

Përgjatë muajve të fundit, jemi inkurajuar nga përparimi që kemi parë në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në Shqipëri – rezultat i drejtpërdrejtë i punës së bërë nga autoritetet shqiptare, veçanërisht oficerëve të policisë dhe prokurorëve, të cilët luftojnë për drejtësi të vërtetë për të gjithë shqiptarët.

Ka ende punë për të bërë dhe presim që këto përpjekje jo vetëm të vazhdojnë, por edhe të shtohen. Një Ministri e Brendshme plotësisht funksionale është një element kyç për të siguruar vazhdimësinë e këtyre përpjekjeve dhe rezultateve të deritanishme.

Qeveria e SHBA qëndron e gatshme për të punuar me partnerët tanë shqiptarë. Ne do të ofrojmë asistencë kudo që të jetë e mundur për të ndihmuar mposhtjen e krimit të organizuar e korrupsionit, për të vazhduar përparimin e reformës në drejtësi, dhe për të siguruar sundimin e ligjit për popullin shqiptar./newsbomb.al

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ulsi Manja FYEN operatorët, gazetarët braktisin komisionin në shenjë proteste
Kur do votojnë emigrantët? Përgjigjet Ditmir Bushati »
Article Logic
Execution time: 0.0041418075561523
array(1) { ["section"]=> string(89) "ambasada-amerikane-presion-sander-lleshit-presim-rezultate-ne-luften-kunder-krimit-140728" }