Ambasada Amerikane shpëton nga rrënimi afresket e David Selenicës

Publikuar tek: kulture-art, më 15:41 29-11-2015 Ambasada Amerikane shpëton nga rrënimi afresket e David Selenicës

Ndërkohë që vepra arti dhe monumente kulture me vlera të madhe historike dhe kulturore të kategorisë së parë dhe të dytë janë thuajse inekzistente në radarët e Ministrisë së Kulturës, Fondi i Ambasadorit për Trashëgiminë Kulturore ka vendosur të ndihmojë në restaurimin e çatisë të Kishës së Shën Nikollës.

Për shkak të çatisë së amortizuar rreshjet e shiut mund të hynin brenda mureve të Kishës mesjetare duke rrezikuar shkatërrimin e afreskeve të ikonografit të madh David Selenica të pikturuara në 1726.

a2.jpg

“Kisha ruan një numër afreskesh brilante me ngjyra, të pikturuar në vitin 1726 nga artisti i njohur shqiptar David Selenica. Afresket rrezikoheshin të shkatërroheshin për shkak të çatisë që rridhte. Këtë vit aplikimet për Programin e Fondit të Ambasadorit për Trashëgiminë Kulturore mbyllen në 6 dhjetor”, njofton Ambasada Amerikane në Tiranë.

a3.jpg

Ndërsa Ministria shqiptare e Kulturës nuk është prononcuar ende rreth denoncimit në media për mospërputhjen e bilancit të ikonave të sekuestruara 2 vite më parë nga koleksionisti Gjergji Thimio, që sipas shifrave 460 prej tyre rezultojnë të zhdukura. Ikonat e koleksionistit Gjergji Thimio kanë vlera të mëdha hisorike e kulturore ndërsa vlerësimi monetar i tyre i kalon disa qindra miliona dollarë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.019747972488403
array(1) { ["section"]=> string(71) "ambasada-amerikane-shpeton-nga-rrenimi-afresket-e-david-selenices-26538" }