Ambasada e Hollandës ka një lajm të mirë për marrëdhëniet me Shqipërinë

Publikuar tek: ekonomi, më 10:40 05-01-2017 Ambasada e Hollandës ka një lajm të mirë për marrëdhëniet me Shqipërinë

Ambasada e Hollandës në Tiranë e konsideron një lajm shumë të mirë raportin e Bankës së Shqipërisë ku ky shtet renditet i dyti sa i përket investimeve të huaja në vendin tonë.

Ambasada hollandeze thekson se së bashku me Greqinë dhe Kanadanë përbëjnë më shumë se gjysmën e investimeve të huaja në Shqipëri.

“Lajm fantastik për të pritur vitin e ri. Raporti i fundit i Bankës së Shqipërisë tregon qartë se Hollanda është sërish investor i dytë i huaj më i madh në vend. Sipas raportit, Hollanda është renditur vetëm pas Greqisë. Së bashku me Kanadanë, numri tre në listë, këto vende janë përgjegjëse për më shumë se gjysmën e investimeve të huaja në Shqipëri. Diplomaci ekonomike”, shkruhet në faqen e ambasadës.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.032742023468018
array(1) { ["section"]=> string(77) "ambasada-e-hollandes-ka-nje-lajm-te-mire-per-marredheniet-me-shqiperine-64627" }