Ambasada e SHBA kujton qytetarët e saj: Kujdes! Nesër ka protestë PD

Publikuar tek: politike, më 21:07 11-03-2015 Ambasada e SHBA kujton qytetarët e saj: Kujdes! Nesër ka protestë PD Ambasada e SHBA ne Tirane

Si çdo herë ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë u kujton qytetarëve të saj dhe stafit diplomatik apo agjencive që ka nën varësi, të kenë kujdes për ditën e nesërme (të enjtën) për shkak të protestës së Partisë Demokratike. 

“Demonstratat dhe ngjarjet e mëdha kanë për qëllim të jenë paqësore, por mund të kthehet edhe konfrontuese” u kujton ambasada qytetarëve të vet. Madje jep edhe itinerarin e protestës. “PD është duke organizuar një protestë ditën e enjte në 12 mars në orën 11.00. Protestuesit pritet të mblidhen para ndërtesës së parlamentit shqiptar i cili ndodhet pranë kryqëzimit të Rrugës së Elbasanit dhe lumit Lana. Ata do të vazhdojnë në sheshin “Skënderbej” për të marshuar së bashku në Bulevardin Dëshmoret e kombit drejt sheshit Nënë Tereza” thuhet në njoftim.

“Shmangni zonat e demonstrimeve, dhe të keni kujdes nëse ndodheni në afërsi të tubimeve, protestave apo demonstrative” thuhet në njoftim. “Rishikoni planet tuaja personale të sigurisë…monitoroni stacionet lokale të lajmeve për përditësie. Mbani nivel të lartë të vigjilencës dhe ndërmerrni hapat e duhura për të rritur sigurinë tuaj personale dhe ndiqni udhëzimet e autoriteteve lokale”. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Berisha: Si mund të pranonte Meta të dorëhiqej për Shkëlzenin?
Basha: Protesta do jetë paqësore, nuk tërhiqemi nga kërkesa jonë »
Article Logic
Execution time: 0.0039010047912598
array(1) { ["section"]=> string(71) "ambasada-e-shba-kujton-qytetaret-e-saj-kujdes-neser-ka-proteste-pd-5600" }