Ambasada e SHBA: Lista e deputetëve ‘non grata’ një trillim

Publikuar tek: politike, më 12:55 11-03-2015 Ambasada e SHBA: Lista e deputetëve ‘non grata’ një trillim

Ambasada e SHBA ka reaguar sot në lidhje me listën e 9 deputetëve “non grata” të botuar fillimisht në gazentën “RD”, duke thënë se lista është një trillim dhe se nuk është krijuar nga Ambasada e SHBA.

Ambasada e SHBA, anuloi ditën e djeshme mbledhjen grupit të miqësisë shqiptaro-amerikane, sipas saj për shkak të mungesës së vullnetit nga PD dhe situatës politike në vend.

Ambasada e SHBA u shpreh sot se po vëzhdon nga afër çështjet që kanë lidhje me krimin dhe nxit politikën që të largojë individët e përfshirë në veprimtari kriminale.

“Artikulli i botuar fillimisht në gazetën Rilindja Demokratike ditën e djeshme, i cili i referohej një liste me nëntë deputetë të Parlamentit që ishin cilësuar “non grata” nga Ambasada Amerikane, është tërësisht një trillim.  Ambasada vëzhgon nga afër çështje që kanë lidhje me krimin dhe korrupsionin në të gjitha partitë politike, por Ambasada nuk e ka krijuar atë listë”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së SHBA.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Balla: Berisha përpiqet të destabilizojë vendin, të verifikohet gjendja mendore e tij
PD, Ristani: Protesta kundër krimit në qeverisje »
Article Logic
Execution time: 0.020202159881592
array(1) { ["section"]=> string(61) "ambasada-e-shba-lista-e-deputeteve-non-grata-nje-trillim-5538" }