Ambasada e SHBA: Përshëndesim lëvizjen e guximshme të PD-së. Reagon Muhameti. Protesta në Këlcyrë

Publikuar tek: politike, më 18:24 01-06-2015 Ambasada e SHBA: Përshëndesim lëvizjen e guximshme të PD-së. Reagon Muhameti. Protesta në Këlcyrë

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës përmes një postimi në rrjetin social Twitter ka përshëndetur PD-në dhe partitë e tjera për lëvizjet në funksion të procesit të dekriminalizimit. Ky reagim vjen pasi PD, nëpërmjet kreut të saj Lulzim Basha i ka kërkuar KQZ-së çregjistrimin e kandidatit të Këlcyrës Gentian Muhametaj, në funksion të dekriminalizimit.

“Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës përshëndet lëvizjen e guximshme të Partisë Demokratike partive të tjera mbi dekriminalizimin. SHBA mbështet përpjekjet në vazhdim për të pastruar politikën në Shqipëri”, thuhet nga ana e ambasadës së SHBA.

Menjëherë ka reaguar kandidati i djathtë Muhametaj i cili sqaroi se nuk e kupton qëndrimin e PD-së pasi ai ka “një kartelë të pastër, të konfirmuar edhe nga Ministria e Drejtësisë italiane”

“Në fakt edhe unë e përshëndes qëndrimin e Ambasadës Amerikane, edhe pse nuk jam dakord me qëndrimin e lidershipit te PD. Qendrimi i Ambasadës Amerikane është parimor, nuk është personal, është i përgjithshëm, nuk ka lidhje me një kandidat të vetëm. Nuk është kështu për lidershipin e PD. Ambasada Amerikane qëndrimin e vet e ka mbështetur mbi disa të dhëna ose fakte, të cilat unë nuk i njoh. Por unë njoh të dhënat dhe faktet e mia, të cilat i njeh dhe lidershipi i PD. Të dhënat dhe faktet e mia flasin për një kartelë penale të pastër, të konfirmuar nga Ministria e Drejtësisë e Republikës së Italisë” shkruan Muhameti duke shtuar se ai ka depozituar faktet dhe të dhënat ashtu sikurse edhe kandidatët e tjerë.

Menjëherë pas përhapjes së lajmit kër kërkesën e PD kanë nisur protesta nga ana e mbështetësve të kandidatit në Këlcyrë të cilët kundërshtojnë me forcë çregjistrimin e Muhametajt.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Halim Kosova prezanton programin për Tiranën: Punësim, ulje taksash dhe urbanistikë gjithëpërfshirëse
Kosova fton Ramën për kafe, ja për çfarë do ta pyesë kryeministrin »
Article Logic
Execution time: 0.032248973846436
array(1) { ["section"]=> string(100) "ambasada-e-shba-pershendesim-levizjen-e-guximshme-te-pd-se-reagon-muhameti-protesta-ne-kelcyre-12416" }