Ambasada gjermane ndryshon procedurat për viza pune

Publikuar tek: rajon, më 11:04 14-01-2018 Ambasada gjermane ndryshon procedurat për viza pune

Ambasada gjermane në Kosovë ka ndryshuar procedurat për kosovarët që duan të përfitojnë një vizë pune. 

Në një njoftim në faqen zyrtare thuhet se duke nisur nga 1 nëntori ka filluar të bëhet një dallim mes punësimit sipas Rregullores së punësimit neni 2 dhe fillim të punësimit tjetër kualifikues.

Njoftimi i plotë:

“Nga tani bëhet një dallim ndërmjet punësimit sipas Rregullores së Punësimit § 26 neni 2 (Rregullorja për Ballkanin Perëdimor) dhe fillim të punësimit tjetër kualifikues (kartoni i kaltër i BE-së, aftësim, etj.)

Ju lutemi sigurohuni që të zgjidhni kategorinë e duhur. Për fat të keq, nëse e keni parashtruar kërkesën në kategorinë e gabuar, ne duhet të refuzojmë hyrjen në zyrën e vizave”, thuhet në njoftim.

Tutje, Ambasada e Gjermanisë njofton se “deri më tani është rekomanduar që për parashtrim të kërkesës për vizë për fillim të punësimit sipas Rregullores së Punësimit § 26 neni 2, të kërkoni paraprakisht lejen e punës në Agjencinë Federale të Punës”.

Kjo procedurë do të përfundojë më 1 nëntor 2017. Agjencia Federale e Punës do të përfshihet gjithëmonë në procedurën e vizave nga tani e tutje, njofton Ambasada.

Ambasada e Gjermanisë ka njoftuar po ashtu se “parapëlqimet e lëshuara prej autoriteteve gjermane deri më 1 nëntor 2017 mbeten të vlefshme, por ato nuk trajtohen me prioritet gjatë caktimit të termineve”.

Votoni kryebashkiakun tuaj: Kush punon mirë, kush është i korruptuar

Emri / Bashkia
Punoi mirë
I korruptuar

Ju lutem, për të votuar kryetarin e bashkisë klikoni Qarkun përkatës në hartë!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « 'Shqipëria, Amerika e italianëve'/ Zbulohen arsyet pse fqinjët përtej detit kanë 'pushtuar' vendin ( VIDEO)
»
Article Logic
Execution time: 0.024729013442993
array(1) { ["section"]=> string(58) "ambasada-gjermane-ndryshon-procedurat-per-viza-pune-106507" }