Ambasadori britanik, Cannon: Politika dhe gjyqësori, të lidhur me korrupsionin

Publikuar tek: politike, më 08:25 24-01-2016

“Reforma në drejtësi është hapi i detyruar për Shqipërinë për të bërë hapa përpara në integrimin evropian”. Kështu deklaron Ambasadori britanik në Tiranë, Nicolas Cannon gjatë një interviste për TemA TV.

Cannon thekson se miratimi i Reformës në Drejtësi nuk mjafton, por zbatimi i ligjit është vendimtar për ecjen përpara drejt integrimit. 

Ambasadori britanik flet për frikën e politikës nga Reforma në Drejtësi dhe lidhjen e saj korruptive me gjyqësorin. Cannon thekson se Reforma në Drejtësi kërkon debat publik por edhe koha për ta realizuar këtë është e kufizuar.

Për dekrminalizimin Ambasadori thekson se është një çështje politike dhe jo ligjore. Kjo do të thotë se nuk ka nevojë për një ligj për të pastruar politikën, mjafton që të inkriminuarit të mos kandidohen për poste publike.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rrahja barbare e Edi Ramës, reagon Berisha: Çfarë bëra unë si President dhe si qëndron e vërteta
PD paralajmëron sipërmarrësit: Mos hidhni para te “Qemal Stafa” për interesat e Ramës, do e anulojmë »