Ambasadori Donald Lu komenton arrestimin e Emiljano Shullazit

Publikuar tek: politike, më 16:51 20-04-2016 Ambasadori Donald Lu komenton arrestimin e Emiljano Shullazit

Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, ka kërkuar që çështra “Shullazi” të hetohet në mënyrë të pavarur.

Lu i bëri komentet gjatë një konference të Dhomës Amerikane të Tregëtisë, duke u shprehur se:

“Përshëndesim arrestimin e Emiljano Shullazit. Ne shpresojmë që të kemi edhe një drejtësi të pastër. Investimet e huaja të drejtpërdrejta në Shqipëri janë thjesht një fraksion i këtij potenciali, por reforma në drejtësi do të tërheqë investime të reja”, tha ambasadori amerikan.

Sipas tij, “reforma në drejtësi do të lejojë biznesmenët që të jenë më aktivë në Shqipëri. Jemi shumë pranë realizimit të kësaj reofrmë. Ju do të ndaloni së qeni pesimistë rreth kësaj reforme. Duhet t’i bëni thirrje anëtarëve të parlamentit, duhet të takoni kryetarët e partive politike, sepse është e rëndësishme që t’i kujtojmë politikanëve që ata janë zgjedhur nga populli”.

“Më shumë 90% e shqiptarëve janë shprehur se e kërkojnë këtë reformë, ndaj duhet të jenë të sigurtë që edhe politikanët dëgjojnë zërin e tyre”, theksoi Lu.

Unë, vijoi ambasadori Lu, “besoj se më e rëndësishme që kërkesa e shqiptarëve të reformohet. Ju në këtë dhomë jeni vetëm një zë nga komuniteti i biznesit dhe përfaqësoni një zë nga shoqëria shqiptare, disa herë ju dëgjojnë, disa herë ju injorojnë, por është një përqasje shumë e mirë që ne të flasim. Dua të falenderoj anëtarët e bordit që kanë bashkëpunuar dhe duhet të ecim përpara dhe duhet të luftojmë për privilegjet e anëtarëve”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama i drejtohet Bregut, Vokshit dhe Dodës: Ja “shtrigat e Hamletit”
E fton t’i bashkohet PS-së, vajza e aktorit shqiptar-Edi Ramës: Na trajton si shifra, po përdor metodë shkatërruese »
Article Logic
Execution time: 0.023443937301636
array(1) { ["section"]=> string(67) "ambasadori-donald-lu-komenton-arrestimin-e-emiljano-shullazit-38183" }