Ambasadori Francez: Situata dje në Kuvend? Të flitet më shumë, të bërtitet më pak

Publikuar tek: politike, më 11:29 06-03-2015 Ambasadori Francez: Situata dje në Kuvend? Të flitet më shumë, të bërtitet më pak Meta-Fitoussi gjate takimit ne zyrat e kuvendit muaj me pare

Ambasadori i Francës në Shqipëri ka shprehur qëndrimin e tij për seancën e djeshme parlamentare, kur ai vetë ishte ulur në llozhën e Kuvendit dhe dëgjoi atë që ndodhte në sallë. Ai qëndron në Shqipëri që prej 6 muajsh, dhe ende nuk e ka të qartë reagimin agresiv të palëve politike, por jep vetëm një këshillë.

“Pashë disa gjëra, unë kam udhëtuar shumë dhe kam parë edhe gjëra të tjera të ndryshme. Fjala parlament rrjedh nga gjuha franceze dhe që është “Parle” pra “të flas”. Besoj që në këtë parlament të flitet pak më shumë dhe të bërtitet pak më pak” tha ambasadori francez Bernard Fitoussi nga Shkodra, ku ndodhet për një vizitë dhe ka takuar autoritetet atje, kryetarin e Bashkisë Lorenc Luka dhe Prefektin Paulin Radovani.

Sa i përket çështjes më të përfolur sot në vend, “çështjes Doshi”, diplomati francez i kujton të paktën dy kritere nga pesë Shqipërisë, në rrugën e saj për integrimin në BE që ka të bëjë me dialogun politik dhe luftën e pakompromis kundër krimit e korrupsionit.

“Nuk kam dëshirë të komentoj, as të jap mend se çfarë duhet bërë. Gjëja që mua më intereson është sesi do ta gjejë rrugën Shqipëria për anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Në 5 kushtet që i janë vënë Shqipërisë në momentin që mori statusin e vendit kandidat për në BE, është kushti i pestë që parashikon bashkëpunim, kompromis, dhe dialog politik mes forcave politike. Pika e katërt ka të bëjë pikërisht me luftën pa kompromis kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Eshtë një luftë që duhet bërë pa asnjë lloj kompromisi. Shqipëria duhet të dijë të gjejë rrugën e saj drejt Evropës pa dhunë dhe pa shqetësime, por të gjejë rrugën e duhur. 6 muajt e qëndrimit tim në Shqipëri më kanë bërë të mendoj se duhet të kemi besim te shqiptarët sepse dijnë ta gjejnë rrugën e paqes dhe të përballojnë sfidat që ka rrugëtimi i tij drejt BE”. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Greva e studentëve, Rama: Nuk është legjitime, janë ngelësa spektakolarë
Bamir Topi del në mbrojtje të Ilir Metës: Nuk ka pse të japë dorëheqjen »
Article Logic
Execution time: 0.025225162506104
array(1) { ["section"]=> string(83) "ambasadori-francez-situata-dje-ne-kuvend-te-flitet-me-shume-te-bertitet-me-pak-5111" }