Ambasadori gjerman, Hoffman i përgjigjet deklaratës së Berishës

Publikuar tek: politike, më 21:54 17-12-2015 Ambasadori gjerman, Hoffman i përgjigjet deklaratës së Berishës

Nuk kanë kaluar tërësisht në heshtje nga Ambasada Gjermane në Tiranë, komentet e bëra nga ish-kryeministri Sali Berisha për ambasadorin Helmut Hoffman.

Në një pronocim të ambasadës gjermane thuhet se: “Ambasadori Hoffman e konsideron si domethënës faktin që zoti Berisha ka sulmuar edhe drejtuesen e misionit të vëzhguesve të OSBE/ODHIR për zgjedhjet vendore Audrey Glover. Çdo koment tjetër do të ishte i tepërt nga ana e tij”.

Një ditë më parë ishte Berisha ai që gjatë një konference me gazetarët u shpreh se Ambasadori gjerman duhej të interesohej më shumë për zgjedhjet sesa për djegien e bunkerit pranë Ministrisë së Brendshme.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « PD voton të gjitha propozimet e deputetes së larguar, Doda: Votimi tregon hipokrizinë e mazhorancës
Fleckenstein dhe Kukan letër Ramës dhe Bashës për dekriminalizimin: Kontribut me influencë historike »
Article Logic
Execution time: 0.030991077423096
array(1) { ["section"]=> string(68) "ambasadori-gjerman-hoffman-i-pergjigjet-deklarates-se-berishes-28028" }