Ambasadori Lu për reformën në drejtësi, e shtrin fushatën edhe në rrjetet sociale

Publikuar tek: politike, më 21:16 24-12-2015 Ambasadori Lu për reformën në drejtësi, e shtrin fushatën edhe në rrjetet sociale

Ambasadori i SHBA-së, Donald Lu është ndoshta personi më i përfshirë në Shqipëri që kërkon pa rreshtur miratimin sa më shpejtë të reformës në drejtësi.

Kritikat e vazhdueshme për gjyqtarët dhe politikanët e korruptuar si dhe për ‘fuqishmit’ e Shqipërisë, kanë qenë pjesë e axhendës së Ambasadorit Lu përgjatë këtyre muajve të fundit.

Në faqen zyrtare të Ambasadës së SHBA-së në facebook është publikuar një foto që tregon shkurtimisht arsyet se përse aleati më i madh i shqiptarëve e mbështet këtë reformë.

“Ky propozim ofron një mekanizëm për të shqyrtuar dhe larguar gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar dhe të paaftë. Ai ngre një sistem më të mirë për të disiplinuar gjyqtarët dhe prokurorët në të ardhmen. Riorganizon sistemin e prokurorisë drejt një pune më të mirë, sidmos kundër korrupsionit të nivelit të lartë. Ne bashkëndajmë pronësinë e këtij propozimi dhe e mbështesim atë fuqimisht, shkruhet në foto. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Eduart Ndocaj zgjedh qendrën e Tiranës për të uruar Krishtlindjet, shihni videon e tij
Urimi i veçantë i ministrit në murin e Kryeministrisë me rastin e festave (Foto) »
Article Logic
Execution time: 0.026732921600342
array(1) { ["section"]=> string(86) "ambasadori-lu-per-reformen-ne-drejtesi-e-shtrin-fushaten-edhe-ne-rrjetet-sociale-28493" }