Ambasadori Lu shqiptarëve: Jeni ju që do siguroni demokracinë, të huajt nuk do bëjnë një zgjedhje më të mirë

Publikuar tek: politike, më 11:25 29-04-2015 Ambasadori Lu shqiptarëve: Jeni ju që do siguroni demokracinë, të huajt nuk do bëjnë një zgjedhje më të mirë Ambasadori amerikan Donald Lu

Ambasadori amerikan në Shqipëri Donald Lu, tha se do të jenë shqiptarët ata që do të sigurojnë demokracinë e Shqipërisë në zgjedhjet e 21 qershorit. Ai tha në forumin për zgjedhjet vendore të 21 qershorit se nuk janë të huajt ata që do të bëjnë zgjedhjen e duhur.

“Do të jeni ju vetë që do të siguroni demokracinë shqiptare. Të huajt nuk do të bëjnë një zgjedhje të mirë”, u shpreh Donald Lu.

Pak ditë më parë ambasadori Lu u shpreh se Ambasada Amerikane ka vënë në dijeni liderët politikë me kërkesën për të mos i kandiduar personat me histori kriminale në betejën për pushtetin vendor. Ai gjithashtu premtoi se do të shqyrtoheshin listat e kandidatëve për të eliminuar personat me të kaluar kriminale në Shqipëri apo edhe në vende të tjera.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.019488096237183
array(1) { ["section"]=> string(111) "ambasadori-lu-shqiptareve-jeni-ju-qe-do-siguroni-demokracine-te-huajt-nuk-do-bejne-nje-zgjedhje-me-te-mire-9951" }