Ambasadori Lu takohet me Berishën dhe Moisiun

Publikuar tek: politike, më 16:29 30-01-2015 Ambasadori Lu  takohet me Berishën dhe Moisiun

Ambasadori amerikan në vendin tonë, Donald Lu ka vazhduar takimet e tij prezantuese me ish-kryeministrin, Sali Berisha dhe më pas me ish-presidentin, Alfred Moisiu.

Në takimet e zhvilluara, ambasadori Lu ka konfirmuar stadin e shkëlqyer të marrëdhënieve SHBA-Shqipëri  si dhe ka siguruar të dy bashkëbiseduesit për mbështetjen e vazhduar të Shteteve të Bashkuara për integrimin e mëtejshëm euro-atlantik të Shqipërisë.

Lu është interesuar edhe për për pikëpamjet e Berishës dhe të Moisiut mbi arritjet dhe sfidat e Shqipërisë si dhe për mënyrat për të përmirësuar bashkëpunimin ndërpartiak për të mirën e përparimit të vendit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama: Bujar Nishani, president kalimtar
Basha-Danielsson: Krimi i organizuar, sfida më e madhe për integrimin »
Article Logic
Execution time: 0.020165920257568
array(1) { ["section"]=> string(50) "ambasadori-lu-takohet-me-berishen-dhe-moisiun-1945" }