Ambasadori Lu takon Berishën: SHBA nuk heton akuzat e Doshit, është çështje e Shqipërisë

Publikuar tek: politike, më 21:51 18-03-2015 Ambasadori Lu takon Berishën: SHBA nuk heton akuzat e Doshit, është çështje e Shqipërisë

Ambasadori i SHBA-së në Tiranë, Donald Lu është takuar sot me ish-kryeministrin Berisha, me të cilin kanë biseduar për zhvillimet e fundit në politikën shqiptare.

Lu ka rikthesuar mbështetjen e SHBA për dekriminalizimin nga të gjitha partitë dhe rëndësinë që ka pjesëmarrja konstruktive e opozitës në këtë process për forcimin e institucioneve demokratike.

Në lidhje me akuzat e bëra nga deputeti Tom Doshi në drejtim të kreut të Kuvendit Ilir Meta, ambasadori Lu ka theksuar se kjo është një çështje që duhet ta zgjidhin shqiptarët dhe se Shtetet e Bashkuara nuk do të ndërmarrin ndonjë hetim të këtyre pretendimeve por në vend të kësaj, të ketë një hetim tërësor dhe të pavarur të pretendimeve nga Prokurori i Përgjithshëm.

Berisha ka dhënë gjithashtu mbështetjen e PD-së për procesin e dekriminalizimit, duke vlerësuar këtu ndihmën e SHBA-së.

Berisha është shprehur se për çështjen “Doshi” duhet një hetim i pavarur me ekspertë ndërkombëtarë, pasi kjo është jetike për vendin. Ish-kryeministri ka theksuar se “Dosja Frroku” është një tjetër dëshmi e lidhjeve të qeveritarëve më të lartë me krimin.

“‘Dosja Frroku’ është dëshmi tjetër e lidhjeve të qeveritarëve më të lartë me krimin dhe mbajtjen e Frrokut gjashtë muaj peng nëpërmjet saj. Vlerësova se hetimi i plotë, i pavarur e me ekspertë ndërkombëtare është jetik për paqen dhe stabilitetin e vendit. Ky hetim nuk mund të bëhet me të akuzuarin kryesor në postin e dytë të shtetit”, ka thënë Berisha gjatë takimit me Lu.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Bushati dhe Fuga përgjigje presidentit për marrëdhëniet institucionale
Për ''bashkëpunim'' me Ramën 600 milionë lekë, Eduart Ndocaj rrëfen financimin për PS-në »
Article Logic
Execution time: 0.024029016494751
array(1) { ["section"]=> string(91) "ambasadori-lu-takon-berishen-shba-nuk-heton-akuzat-e-doshit-eshte-ceshtje-e-shqiperise-6301" }