Ambasadori Lu takon Tahirin menjëherë pas Bashës

Publikuar tek: politike, më 15:46 04-09-2015 Ambasadori Lu takon Tahirin menjëherë pas Bashës

Ambasadori i SHBA-së në vendin tonë Donald Lu ka zhvilluar sot dy takime të ndara me kreun e opozitës, Lulzim Basha dhe më pas me ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.

Takimi Lu dhe Basha ka zgjatur rreth 40 minuta, por nuk është bërë e ditur ende se çfarë është diskutuar mes tyre.

Menjëherë pas këtij takimi, diplomati amerikan ka mbërritur në zyrën e ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. As për takimin mes dy zyrtarëve nuk ka ndonjë të dhënë se për çfarë është diskutuar.

Megjithatë, ditën e fundit në vend ka pasur disa zhvillime që mund të kenë shtyrë Ambasadën Amerikane të jetë më aktive në takimet me liderët shqiptarë.

Aksioni kundër kanabisit, akuzat e ish-shefit të Antidrogës në Fier, Dritan Zagani për krerët e lartë të Policisë si të përfshirë në trafikun e drogës, apo kërkesa e PD për dorëheqjen e kreut të Kuvendit, Ilir Meta, i cili së fundmi akuzohet për një aferë korruptive me CEZ, janë temat e nxehta që kanë përfshirë në debate politikën.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama i inkurajuar për operacionin kundër informalitetit: Është një revulucion
Basha pas takimit me ambasadorin Lu: Ndërkombëtarët të alarmuar, Meta dhe Tahiri nën akuza të rënda »
Article Logic
Execution time: 0.020424842834473
array(1) { ["section"]=> string(54) "ambasadori-lu-takon-tahirin-menjehere-pas-bashes-19972" }