Ambasadori në Vatikan/Kisha: Jemi kundër Zhitit, duam një katolik

Publikuar tek: politike, më 08:47 07-02-2015 Ambasadori në Vatikan/Kisha: Jemi kundër Zhitit, duam një katolik Ipeshkvi ndihmës George Frendo

Kisha shqiptare kundërshton emërimin e Visar Zhitit si ambasador i Shqipërisë në Vatikan. George Frendo, ipeshkv ndihmës i dioqezës Tiranë-Durrës dhe sekretar i Përgjithshëm i Konferencës Ipeshkvnore të Kishës Katolike në një intervistë për ‘’Gazetën Shqiptare’’ tregon arsyet pse Zhiti nuk është kandidatura e përshtatshme.

Sipas Frendos, arsyeja që nuk e lejon Zhitin për të qenë ambasador në Vatikan është besimi i tij fetar, ai është mysliman.

‘’Kisha Katolike nuk ka asgjë kundër personit Visa Zhiti. Absolutisht asgjë. Është një person me integritet. Megjithatë, duhet të kemi parasysh që selia e shenjtë është një shtet shumë I veçantë, sepse edhe në kremtimet e veçanta për të cilat zakonisht ftohen ambasadorët, ka shumë kremtime liturgjike, fetare e prandaj, edhe për raste të tilla është shumë e përshtatshme që mabsadori kur është e mudnshme, dhe këtu është e mundshme, të caktohet një person katolik. Këtu është e mundshme, sepse katolikët përfaqësojnë, 12-15% të popullsisë. Persona katolikë të aftë për këtë detyrë kemi shumë”, tha ipeshkvi Frendo, duke shtuar se qeveria të konsultohej paraprakisht me ipeshkvijtë për emrin.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama: Bashkimi Europian do na ndihmojë të kapërcejmë përmbytjet
Zhiti-Nishanit: Vatikani s’ka gjë me mua »
Article Logic
Execution time: 0.034694910049438
array(1) { ["section"]=> string(68) "ambasadori-ne-vatikan-kisha-jemi-kunder-zhitit-duam-nje-katolik-2610" }