Ambasadori norvegjez: Kosova dhe Shqipëria si dy vëllezër me shtëpi të ndryshme

Publikuar tek: politike, më 16:36 17-04-2015 Ambasadori norvegjez: Kosova dhe Shqipëria si dy vëllezër me shtëpi të ndryshme Ambasadori i Mbreterise se Norvegjise duke folur para studenteve

Ambasadori i Mbretërisë së Norvegjisë për Shqipërinë dhe Kosovën, Jan Braathu, ka thënë se Shqipëria dhe Kosova janë si dy vëllezër me shtëpi të ndara. E pranoi se këtë shprehje e kishte huazuar nga ish president ii Kosovës, Ibrahim Rugova. 

Ai mori pjesë në një bashkëbisedim në Universitetin AAB duke komentuar deklaratat e Kryeministrit Rama për bashkim të shqiptarëve.

 “Në momentin që Kosova do t’i bashkohet Shqipërisë, mendoj se Prishtina nuk do të jetë kryeqytet i Shqipërisë së Madhe. Nuk besoj se Kosova do të jetë në qendër të aktiviteteve. Nuk besoj se Kosova do të jetë pjesë e politikave funksionale të Shqipërisë së Madhe. E më pas do të linte problemi mes Jugut dhe Veriut të Shqipërisë, kështu që mendoj se qasja e Ibrahim Rugovës e shpjegon më së miri këtë gjë”, tha ai.

Ambasadori Braathugja të ligjëratës studentëve u foli edhe për historikun e shtetformimit norvegjez, për referendumin dhe monarkinë kushtetuese, si dhe shkaqet që çuan këtë shtet të refuzojë me referendum të hyjnë në Bashkimin Evropian, proces ky që ende është temë në Norvegji.

Në fund të kësaj ligjërate, u zhvillua edhe një debat, ku studentët e Universitetit AAB parashtruan pyetje, të cilave iu përgjigj ambasadori i Norvegjisë në Kosovë, JanBraathu.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Arrihet marrëveshja PS-FRD, Rama: Nuk janë kërkuar njësi vendore nga FRD
PS në Mirditë kandidon me Ndrec Dedën, PD me Gjergj Prengën »
Article Logic
Execution time: 0.013183832168579
array(1) { ["section"]=> string(83) "ambasadori-norvegjez-kosova-dhe-shqiperia-si-dy-vellezer-me-shtepi-te-ndryshme-9039" }