Ambasadori rus në Tiranë: Nuk do të ketë luftë me Turqinë

Publikuar tek: politike, më 21:48 05-12-2015 Ambasadori rus në Tiranë: Nuk do të ketë luftë me Turqinë

Ambasadori rus në vendin tonë, Alexander Karpushin, ka folur për rrëzimin e avionit rus dhe marrëdhëniet me Turqinë. Duke folur për emisionin “Diplomaticus” në News24, ambasadori Karpushin tha se kjo ishte një pabesi, ndërsa e cilëson rrëzimin e avionit si “thikë pas shpine”.

Por ambasadori rus në vendin tonë sqaron se nuk do të ketë luftë me Turqinë, por përmend masat e marra për raportet mes dy vendeve pas kësaj ngjarje.

“Pavarësisht përmase të dukshme të këtij problemi, nuk kemi parë sulme ndaj cisternave nga ana e koalicionit. Ky koalicion ka një vit e gjysmë në Siri që gjoja lufton kundër ISIS por, cisternat e autokolonave mbete te paprekshme. Forcat Ajrore të Rusisë nuk kanë ndërmend të dobësojnë sulmet e tyre ndaj ISIS, ftoj të gjethe shtetet e tjera që t’i bashkohen kësaj nisme. Ky akt është marrë nja shtet që ka interesa në rajon. Turqia nuk ka ndërmarrë asnjë akt drejt zbutjes së tensioneve. Ankaraja nuk ka tentuar të na njoftojë urgjentisht për këtë ngjarje. Por Turqia thirri një mbledhje të jashtëzakonshme të NATO-s. Nuk kemi marrë asnjë ngushëllim nga Turqia deri më tani, dhe nuk na është kërkuar falje. Arroganca e liderëve turk nuk e qetëson aspak situatës dhe zemërimin e Turqisë. Ankaraja nuk ka paraqitur propozimet e saj për dëmshpërblim dhe ndëshkimin e fajtorëve për vrasjen e pilotit. Vetëm nëse kërkohet falje mund të normalizohen marrëdhëniet tona”, u shpreh ambasadori rus. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Meta udhëton drejt Prishtinës, takim natën me Veselin (Video)
“E kam bërë “, Patozi zbardh mesazhet me Ramën. Zbulon edhe se ka menduar mirë për ministren Gjermeni »
Article Logic
Execution time: 0.026165962219238
array(1) { ["section"]=> string(62) "ambasadori-rus-ne-tirane-nuk-do-te-kete-lufte-me-turqine-27051" }