Ambasadori shqiptar në Kroaci: Projekte të përbashkëta, për të marrë fondet e BE

Publikuar tek: politike, më 09:49 12-03-2015 Ambasadori shqiptar në Kroaci: Projekte të përbashkëta, për të marrë fondet e BE Gjate takimit te djeshem te ambasadorit shqiptar ne Kroaci Ilir Melo me autoritetet e qytetit te Rijekes

Ambasadori shqiptar në Kroaci Ilir Melo ka vizituar ditën e djeshme qytetin e Rijekës ku u takua me autoritetet vendore aty. “Bashkëpunimi mes vendeve është thelbësor, por bashkëpunimi i vërtetë është mes qyteteve dhe qarqeve, sepse kjo ndikon drejtpërsëdrejti në jetën e njerëzve” u tha ambasadori Melo zyrtarëve. Për Shqipërinë, sipas ambasadorit, Kroacia është një model në rrugën e integrimit të vendit në BE. 

Një strategji e përbashkët me dy elementë kyç që kanë të bëjnë me autostradën Adriatik-Jon dhe tubacionin e gazit që është një interes i përbashkët mes Kroacisë dhe Shqipërisë janë sfidat kryesore. Ndërkohë strategjia thekson edhe rëndësinë e përmirësimit të lidhjeve detare mes Rijekës dhe Durrësit.

Ambasadori shqiptar theksoi se është me rëndësi që të bëhen projekte të përbashkëta mes dy vendeve sepse vetëm në këtë mënyrë, do të kenë mundësi të dy palët që të përfitojnë fonde nga Komisioni Evropian.

Në Rijeka ka edhe një pakicë shqiptarësh, më pak se një mijë vetë, por në këtë bashki, janë hapur edhe disa klasa në gjuhën shqipe, raportojnë mediat kroate. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Francezët: Mos shkoni në protestë, nuk i dihet si përfundon
Paloka: Mos na provokoni, ambasadat i dinë skenaret e Metës dhe Ramës për bllokim »
Article Logic
Execution time: 0.021631002426147
array(1) { ["section"]=> string(83) "ambasadori-shqiptar-ne-kroaci-projekte-te-perbashketa-per-te-marre-fondet-e-be-5633" }