Ambasadorja e Shqipërisë në OKB sherr me diplomatët: Mos më ngri zërin mua, hidhe Ministrinë në gjyq (VIDEO)

Publikuar tek: foto-e-dites, më 06:13 06-07-2016 Ambasadorja e Shqipërisë në OKB sherr me diplomatët: Mos më ngri zërin mua, hidhe Ministrinë në gjyq (VIDEO)

Ambasadorja e Shqipërisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Filloreta Kodra dhe disa prej diplomatëve shqiptarë në Gjenevë, vijojnë të kenë konflikt me njëri-tjetrin për shkak të një konflikti që duket se e ka fillin në Shqipëri, mes Ministrisë së Jashtme dhe asaj të Mirëqënies Sociale. Diplomatja shqiptare në OKB- Blerina Zoto, vijon të mos paguhet prej tre muajsh edhe pse i duhet të paguajë shpenzimet e jetesës në Gjenevë. Diplomatja Zoto, që mbron të drejtat e romëve dhe egjiptianëve, nënë e dy fëmijëve, që prej 1 prillit nuk merr pagë, i është ndërprerë siguracioni i detyrueshëm që merr një punonjës i punësuar jashtë shtetit, ndërsa agjencia imobiliare në Zvicër, tek e cila ambasada paguan qiranë e shtëpisë, i ka dërguar njoftim se do ta nxjerrin jashtë, pasi nuk është paguar qiraja. Por sikur të mos mjaftonte kjo, Zoto duket se nuk arrin të gjejë dot as mbështetjen e Ambasadores Filloreta Kodra, duke u shprehur se sjellja e saj është arrogante dhe mënyra e komunikimit me diplomatët lë për të dëshiruar. Më poshtë mund të ndiqni bisedën mes ambasadores Filloreta Kodra, diplomates Blerina Zoto dhe diplomatëve të tjerë, ku dëgjohet qartë mosmarrëveshja mes tyre.

Denoncimi në Newsbomb.al:

04:32 - 06:05

Prepotenca, arroganca, forma se si komunikon ambasadorja me diplomatët...

08:17 - 15:51

Çfarë po ndodh me ty pyet ambasadorja, teksa ka gatuar gjithçka...!

* zgjidhjen nuk e gjen dot këtu

* hidhe Ministrinë në gjyq

* më vjen keq, nuk kam çfarë të them

* që të dy janë për të ikur... morën përsipër gjë ata? (flet për drejtues të lartë në ministri)

* misioni i ka duart e lidhura

* unë nuk mendoj se ka abuzim (dmth ti nuk ke abuzuar, e deklaron me gojë)

* pa m'i sill ato letrat

Vazhdimi i dialogut

18:07 - 30:37

Pas hipokrizisë, fillon prepotenca dhe shfaqet, kur përballet me faktet e zbuluara dhe të hartura nga ajo vetë...

* Dalje të bëj që ç'ke me atë punë (minutazhi 24:30)

 

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Vrasja e Almir Aliut, në Kumanovë organizohen protesta
Foto e Ditës/ Qeveria barazon me diplomatët e huaj: Gol Tahiri, Shalsi dhe Çuçi »
Article Logic
Execution time: 0.019548892974854
array(1) { ["section"]=> string(110) "ambasadorja-e-shqiperise-ne-okb-sherr-me-diplomatet-mos-me-ngri-zerin-mua-hidhe-ministrine-ne-gjyq-video-45642" }