“Ambasadorja e Shqipërisë në SHBA ka lidhje me kriminelët e diasporës”, denoncimi i shkon Berishës me mesazh nga Detroiti

Publikuar tek: politike, më 21:04 24-10-2015 “Ambasadorja e Shqipërisë në SHBA ka lidhje me kriminelët e diasporës”, denoncimi i shkon Berishës me mesazh nga Detroiti

Ambasadorja e Shqipërisë në SHBA, Floreta Faber është akuzuar nga ish-kryeministri Sali Berisha se mban lidhje të forta me elemente kriminal të diasporës shqiptare në atë vend. Fillimisht denoncimi i ka mbërritur me mesazh Berishës nga një shqiptar që jeton në Detroit të SHBA-së, gjithmonë sipas asaj që ish-kryeministri shkruan në facebook.

“Axhenda e saj e përgatitur nga disa individe me precedentë penalë në SHBA e drejton ambasadoren për darkë tek kolegu i tyre i sapo dalë nga burgu federal ne SHBA. Ambasadorja mendjeshkurter bojkoton studentet dhe intelektualet per te vizituar dhe darkuar me kriminelet”, thuhet në një pjesë të mesazhit të mbërritur tek Berisha.

Postimi i Sali Berishës:

Ambasadorja e Shqiperise ne Ëashington, kushurira e Ditezi Bushatit, e lidhur me krimin, darkon me kriminele!!

Te dashur miq, ambasadorja e Shqiperise ne Ëashington, mbesa e Sul Bushatit dhe kushurira e Diteziut minister, qe sa ishte ne Shqiperi shquhej per fallsifikim deklaratash dhe dokumentash, mban lidhje te forta me elemente kriminal te diaspores shqiptare ne SHBA. Njelloj si kushuriri i tij minister, qe eshte byrazer me narkotrafikantin Genti Xhixha qe drejtonte nga Kuba rrjetin e kokaines te bandes se partise dhe fabriken e miellit te partise, Fabiola ambasadore ka preferenca te hapta ndaj elementeve te malavites dhe trafiqeve te shqiptare qe nuk kane asgje te perbashket me diasporen atdhetare shqiptare. Ju lutem lexoni me poshte mesazhin e nje bashkatdhetari tone ne Detroit per zonjen Faber!! sb

"I nderuar Z. Berisha,

Uroj te jeni mire dhe me perkushtimin që ju karakterizon. Kemi komunikuar edhe më parë bashkë ku ju kam shprehur shqetësimet e perfaqesimit diplomatik këtu në SHBA, por incidenti i fundit i ambasadores shqiptare këtu ishte i pa precedent. Pasi kishte kërkuar vetë një takim me një grup intelektualësh dhe studentësh në Detroit, Michigan i bojkoton këta të fundit dhe nuk paraqitet në takim. Axhenda e saj e përgatitur nga disa individe me precedentë penalë në SHBA e drejton ambasadoren për darkë tek kolegu i tyre i sapo dalë nga burgu federal ne SHBA. Ambasadorja mendjeshkurter bojkoton studentet dhe intelektualet per te vizituar dhe darkuar me kriminelet. Edhe pse kuptojme qarte qe ambasadorja ndjek linjen kriminale te qeverise që përfaqëson pjeses së shëndoshë dhe intelektuale te diasporës i vjen keq per një përfaqësim kaq të dobët dhe injorim flagrant te vlerave që përfaqëson. Sot ne televizionet lokale ka dale dhe një deklaratë për shtyp e këtij incidenti. Kryetari i Dhomës se Tregtisë dhe Përfaqësuesi i Shoqatës Kulturore Shqiptare ne Detroit Z D.B. diaponon të gjithe korrespondencen tê cilë mund tua dërgojmë. Besojmë që do të jeni zëri ynë për këtë incident të shëmtuar.

Respekt, E. H."

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Alfred Peza komenton debatin në PS: Kokëdhima do zbatojë vendimet e forumeve, nuk ka zgjidhje tjetër
Nard Ndoka flet për ndëshkimet e femrave që ndërpresin shtatzaninë dhe për ato në politikë: Femrat kanë sjellë çoroditje »
Article Logic
Execution time: 0.01878809928894
array(1) { ["section"]=> string(124) "ambasadorja-e-shqiperise-ne-shba-ka-lidhje-me-kriminelet-e-diaspores-denoncimi-i-shkon-berishes-me-mesazh-nga-detroiti-23896" }