Ambasadorja Romana Vlahutin e “fiksuar” pas Korçës: Qëndrova vetëm dy ditë dhe u mahnita

Publikuar tek: kulture-art, më 09:33 22-02-2017 Ambasadorja Romana Vlahutin e “fiksuar” pas Korçës: Qëndrova vetëm dy ditë dhe u mahnita

Ambasadorja e Bashkimit Evropian në Shqipëri, Romana Vlahutin e ka cilësuar Korçën si një nga qytetet më të bukura të Shqipërisë.

Ajo ka treguar se kanë mjaftuar vetëm dy ditë vizitë në qytetin e serenatave, për ta cilësuar atë si një zonë ku ndërthuren më së miri tradita, historia e kultura.

“Javën e shkuar isha dy ditë në Korcë, një ndër qytetet më të bukur të Shqipërisë. Korça ka muzeun, pazarin dhe restorante të ndryshme, megjithatë BE-ja po eksploron kulturën për t’ua prezantuar turistëve”, tha Vlahutin, gjatë një tryeze të organizuar në Tiranë me temë “Ndërveprimi kulturor në rajon si nxitës zhvillimi të qëndrueshëm”.

Vlahutin ka kërkuar politika më të forta për promovimin e trashëgimisë kulturore të Shqipërisë. “Nuk lidhet gjithçka vetëm me bregdetain, pasi trashëgimia kulturore krijon aftësi të mirë për investimet dhe turizmin e qëndrueshëm. Shpresoj ta promovoni atë në të gjithë vendin, pasi muzetë nuk janë magazina dhe depozota të vjetyra”, tha ambasadorja e BE-së.

Vlahutin theksoi se 4.5 mln dollarë janë investuar nga Bashkimi Evropian, investime sipas saj duhet t’i shërbejë sektorit të turizmit e trashëgimisë kulturore.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « S’përmbahet avokatja që rrëzoi Dakon në gjykatë: Vrasës, zoti marrtë hak ndaj kësaj monstre
Historia e pazakontë e fustanit të këngëtares së madhe shqiptare, dikujt i është dashur të vjedhë... »
Article Logic
Execution time: 0.025519847869873
array(1) { ["section"]=> string(91) "ambasadorja-romana-vlahutin-e-fiksuar-pas-korces-qendrova-vetem-dy-dite-dhe-u-mahnita-69528" }