Ambasadorja Vlahutin në zyrën e Metës. Shkon në Kuvend pasi Rama përfundoi takimin

Publikuar tek: politike, më 13:12 14-01-2016 Ambasadorja Vlahutin në zyrën e Metës. Shkon në Kuvend pasi Rama përfundoi takimin

Ambasadorja e BE-së Romana Vlahutin ka shkuar sot në zyrën e kreut të Kuvendit, Ilir Meta për të biseduar për Reformën në Drejtësi. Më herët, në zyrën e Metës ishte duke biseduar kryeministri Edi Rama.

“Meta shprehu vleresimin e tij te larte per angazhimin dhe kontributin e Bashkimit Evropian, vendeve anetare, ambasadoreve dhe perfaqesuesve te tyre ne Tirane dhe ne vecanti te Ambasadores Vlahutin, per mbeshtetjen maksimale që i kane dhene procesit per hartimin e kesaj reforme me interes jetik per qytetaret dhe vendin, per rritur besimin tek nje sistem drejtesie i pavarur, profesional dhe me integritet te larte.

Realizimi me sukses i ketij procesi, theksoi Meta është nje kontribut madhor per hapjen e shpejte te negociatave per anetarisim ne Bashkimin Evropian te Shqiperise.

Meta vleresoi rolin e rendesishem te eksperteve te EURALIUS-it, OPDAT-it dhe shqiptare per kontributin dhe ecurine e deritanishme te ketij procesi dhe theksoi se fryma e rekomandimeve te Komisionit te Venecias ne vleresimet e Raportit te Ndermjetem duhet te mbizoteroje dhe udheheqe palet deri ne permbylljen e suksesshme te ketij procesi madhor dhe historik.

Kryetari i Kuvendit theksoi se eshte pergjegjesi e Komisionit te Posacem Parlamentar per Reformen ne Drejtesi, e te gjitha forcave politike qe ne kete fryme te nderveprojne dhe ndertojne konsensusin e domosdoshem permes gjitheperfshirjes me synimin e vetem kurorezimin me sukses te saj, ne funksion te interesit me te larte publik, rritjes se besimit tek drejtesia dhe institucionet publike,si dhe luftes pa kompromis kunder krimit te organizuar dhe korrupsionit.

Z. Meta shprehu vleresimin dhe falenderin e tij per Ambasadoren Vlahutin dhe Ambasadorin e SHBA-ve, z. Donald Lu per perpjekjet dhe kontributin e vecante per te promovuar dialogun, gjitheperfshirjen dhe konsensusin, si dhe shprehu besimin se angazhimi i tyre do te vijoje deri ne kurorezimin me sukses te kesaj reforme historike.”, njofton Zyra e Shtypit të Kuvendit.

Dje ka patur disa zhvillime të rëndësishme natën, ku Meta dhe Rama u takuan së bashku në zyrën 30, por më parë në zyrën e Ramës shkuan dy ambasadorët e SHBA-ve Donald Lu dhe ambasadorja e BE-së Romana Vlahutin. Donald Lu ka qenë ditë më parë në zyrën e Metës.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Tahiri nga Vlora flet për Reformën në Drejtësi: Të kryhet sa më shpejt
Drafti me ndryshimet kushtetuese, komisioni i Xhafajt mblidhet nesër në 11:00 »
Article Logic
Execution time: 0.025210857391357
array(1) { ["section"]=> string(87) "ambasadorja-vlahutin-ne-zyren-e-metes-shkon-ne-kuvend-pasi-rama-perfundoi-takimin-29978" }