Ambasadorja Vllahutin apel të rinjve: Shmangni votimet familjare

Publikuar tek: politike, më 10:54 16-06-2015 Ambasadorja Vllahutin apel të rinjve: Shmangni votimet familjare

Ndërkombëtarët  si asnjëherë më parë vijojnë thirrjet për pjesëmarrje masive në zgjedhje dhe denoncim të krimit elektoral. Ambasadorja e BE-së në vendin tonë  Romana Vlahutin  për të disatën herë ju ka bërë thirrje të rinjve të bëhen pjesë e votimeve dhe të denonciojnë në rast se shohin parregullsi në procesin zgjedhor. Gjatë një takimi me studentët e Universitetit “Luigj Gurakuqi” në Shkodër,Vllahutin ka kërkuar gjithashtu që të shmangen “votimet kolektive” , në mënyrë që secili nga qytetarët të ushtrojë privatisht të drejtën e tij për të votuar.

 “Duhet të denonconi rastet që manipulojnë demokracinë. Nuk duam që në këto zgjedhje të kryhen votime familjare. Zgjedhjet vendore janë të rëndësishme pasi përcaktojnë cilësinë e jetës. Vota është liria juaj për të zgjedhur”, theksoi ambasadorja Vllahutin.

Qytetarët më 21 qershor do të votojnë  për drejtuesit e 61 njësive të reja administrative në të gjithë vendin.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Dako: Italiania më dha idenë për realizmin e “projektit të jetës sime”
PD: Paratë e Dzanashvilit mbulojnë luksin e Veliajt në fushatë »
Article Logic
Execution time: 0.021799087524414
array(1) { ["section"]=> string(69) "ambasadorja-vllahutin-apel-te-rinjve-shmangni-votimet-familjare-13724" }