Ambasadri Lu: Të hënën kam thënë shumë, mjaft nga ne për këtë javë

Publikuar tek: politike, më 15:08 29-04-2015 Ambasadri Lu: Të hënën kam thënë shumë, mjaft nga ne për këtë javë Ambasadori amerikan Donald Lu

 Ambasadori Amerikan në Shqipëri mendon se këtë javë ka thënë shumë për Shqipërinë, listat, dhe zgjedhjet vendore të 21-qershorit. “Të hënën kam thënë shumë, mjaft nga ne për këtë javë”, ka thënë ambasadori Lu duke lënë të kuptohet se ndoshta në javët në vazhdim do të thotë të tjera.

Ambasadori amerikan deklaroi të hënën se në lista janë identifikuar emra kandidatësh me rekorde kriminale, deklaratë e cila ngjalli një sërë debatesh e reagimesh në politikë, në media e mbarë opinionin publik.

“Premtuam se do të shqyrtonim listat e kandidatëve për të kërkuar për emra personash që kanë qenë të arrestuar apo të dënuar për krime të rënda qoftë në Shqipëri apo në vende të tjera. Ndihemi mirë për listat, nga prania e një numri të madh kandidatësh të aftë. Por kemi identifikuar disa emra me histori të mundshme kriminale dhe jemi duke i diskutuar rastet e tyre me përgjegjësi me udhëheqësit e tyre politikë", tha të hënën Donald Lu.

 Lexo edhe:  Ambasadori Lu: Kemi identifikuar kandidatë me rekorde kriminale në zgjedhje. Peleshi: Do e verifikojmë

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Naço kritikon KLD-në: Përgjegjëse për drejtësinë, Nishani të emërojë nënkryetarin
Rama vazhdon publikimin e “thënieve të ditës” së Kosovës, por qytetarët e kritikojnë »
Article Logic
Execution time: 0.0261549949646
array(1) { ["section"]=> string(69) "ambasadri-lu-te-henen-kam-thene-shume-mjaft-nga-ne-per-kete-jave-9981" }