Ambicia e Behgjet Pacollit për t’i hyrë politikës në Shqipëri

Publikuar tek: politike, më 20:40 19-04-2016 Ambicia e Behgjet Pacollit për t’i hyrë politikës në Shqipëri

Biznesmeni i famshëm Behgjet Pacolli kaloi një periudhë mjaft të shkutër në politikën e Kosovës, për gati dy muaj në postin e Presidentit dhe rreth tre vite zëvendëskryeministër.

Por mesa duket biznesmeni i suksesshëm planifikon t’i hyjë politikës në Shqipëri. Pasi tregon një ngjarje të shkurtër që i ndodhi teksa po kthehej nga Shqipëria ku ai u ndal pak çaste pranë një bariu i cili i sugjeroi t’i futej politikës në Shqipëri, Pacolli as nuk ka refuzuar dhe as nuk ka pranuar, por thjeshtë i është përgjigjur “Jemi një”.

“Të dashur miq, Isha në Shqipëri, ku gjatë rrugës duke udhëtuar me makinë u takova me një bari me një tufë të madhe delesh të cilat kishin bllokuar rrugën. Unë pothuajse e ndalova makinën time dhe bariu me pa për një çast dhe m'u drejtua me emër dhe më tha: duhet me u angazhuar në politikë në Shqipëri! Ne të duam shumë! E falenderova shumë, dhe i thashë: Jemi një”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « 5 pyetje për Erion Veliajn nga Leonard Olli
Koncesioni që përplasi ministrat Ylli Manjani dhe Damian Gjiknuri »
Article Logic
Execution time: 0.65611290931702
array(1) { ["section"]=> string(67) "ambicia-e-behgjet-pacollit-per-t-i-hyre-politikes-ne-shqiperi-38108" }